Fotoja e tij, së bashku me dy fëmijët e tij, në protestën e opozitës më 25 maj, u bë frymëzim për qytetarët dhe qarkulloi në rrjetet sociale dhe media.
Por 3 ditë pas asaj proteste, personi në fjalë është kërcënuar me jetë nga njerëz pranë qeverisë.
Denoncimi i qytetarit bëhet në profilin në Facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit ka reaguar ashpër duke paralajmëruar kryeministrin Rama se, çdo gjë mund ti ndodhë protestuesit apo fëmijëve të tij, do të përgjigjet personalisht.
“Narkoterroristë të Edvin Urrejtësit kërcënojnë me zhdukje në Bize të Martaneshit të protestuesit guximtar në foto dhe femijëve te tij. Edvin turp o kriminel, burracak që kërcënon me horrat e tu kryengritësit paqësorë. Përndryshe po të paralajmëroj se guxon dhe një qime floku po i preke atij apo fëmijëve te tij, një shpagim i tmerrshëm do të bjerë personalisht mbi ty”, shkruan ish-kryeministri Berisha në reagimin e tij.