Arta Marku po shfaqet hapur në krah të Edi Ramës dhe politikave të tij. Si duket ajo ka nisur ti kthejë mbrapsht Edi Ramës besimin për ta vënë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme edhe pse mes tymit, mjegullës, shkeljes së Kushtetutës dhe arrogancës së votave në parlament.
Edhe pse prej 2 vitesh mban ën sirtar 700 CD me përgjime të politikanëve të rilindjes që bashkëpunojnë me bandat kriminale për të blerë votat dhe shantazhuar votuesit shqiptarë, Marku gjen kohë që të godasë opozitën dhe ish-deputetët e saj.
Sot ajo dha urdhër për procedimin e 6 ish-deputetëve demokratë që sipas saj kishin rrahur keq një efektiv të policisë që po i pengonte të takonin drejtuesin e Policisë së Tiranës. Sipas vartësve të Arta Markut, ish-deputetët e kishin dhunuar aq shumë efektivin sa nga kamerat e këqyrura një zot e di se si ai i ka shpëtuar vdekjes.
Po nëse do të ishte serioz ky hetim, prokuroria tashmë do të kishte edhe një përgjigje për shpërdorimin e detyrës nga ana e policisë dhe kreut të Drejtorisë së Tiranës, i cili ishte kapur nga ish-deputetët i shtrirë e i alkoolizuar në zyrat e shtetit.
Sot Marku po i kthen Ramës shërbimet për atë emërim të kundra ligjshëm si dhe opozitës, hakmarrjen për prishjen e festës së betimit në sallën e kuvendit.