Alastair Campbell, i njohur si këshilltar pa pagesë i kryeministrit Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, është përjashtuar nga Partia Laburiste në Britaninë e Madhe pasi kishte votuar për Liberal Demokratët.
Campbell, një aktivist nga aktivistët kryesorë për një referendum të dytë mbi Brexit, tha se ishte “i trishtuar dhe i zhgënjyer” nga vendimi.
“I trishtuar dhe i zhgënjyer pasi mora emailin që më largon nga Laburistët e Anglisë, veçanërisht në një udhëheqje ditore në fund duket se po shkon në vendin e duhur në Brexit, jo më pak falë votimit taktik nga anëtarët e partisë, përfshirë deputetët, këshilltarët dhe kolegët që kthejnë votën e popullit”, shkruan Campbell në një postim në rrjet.
Ai gjithashtu shkruan se “jam dhe do të jem gjithnjë Laburist. Kam votuar Lib Dem, pa një publicitet paraprak, për të bindur Laburistët që të bëjnë gjënë e duhur për vendin dhe partinë. Por vështirë që të mos tregojnë ndryshime në mënyrën se si janë trajtuar rastet antisemitizëm”.
Campbell është edhe mik i kryeministrit Edi Rama. Ai ka drejtuar fushatën mediatike të qeverisë Rama.
Këshilltari Alastair e përfshiu kryeministrin Edi Rama në librin e tij me titull “Fituesit, si arrijnë ata suksesin”, ku i dedikoi një artikull me 14 faqe me titull “Loja në grup e Edi Ramës”.
Campbell e përshkruan Ramën si liderin ndoshta më të gjatë në botë, 1 metër e 98 centimetra dhe si kryeministri i vetëm që ka përfaqësuar vendin edhe në sport.
Qeveria shqiptare ka patur shërbimet e këshillimit të ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair dhe ish menaxherit të marrëdhënieve publike të tij, Alistair Campbell.