Jo vetëm Vangjush Dako në Durrës, por edhe Edi Rama, si kryetar i bashkisë së Tiranës, ka dhënë leje ndërtimi sa të çuditshme, aq edhe të jashtëligjshme.
Nëse kryetari i bashkisë së Durrësit jep leje për pallate, të cilat ngrihen mbi rrënojat e zonave arkeologjike, kryeministri aktual ka dhënë leje për ndërtimin e pallatave, të cilët i marrin frymën qytetit dhe qytetarëve.
Një rast të tillë denoncon edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi, përmes një postimi në Facebook.
“Leje ndërtimi nga Edi Rama. Kaq di, kaq bën. Një i çmendur një vend e çmend”, shkruan Malltezi në Facebook.