Tirana është bërë qytet i pa sigurt për të jetuar dhe investuar pasi nga momenti në moment, pa asnjë njoftim, Erion Veliaj nga babëzia për metra katrorë për ndërtimin e kullave, të sjell fadromën te dera e shtëpisë.
Veliaj i përgatiti terrenin dje ndërtimit të një kulle gjigande në rrugën e “Dibrës” , pa e menduar fare, vetëm se i pëlqente vendi dhe përfitimi është tejet i madh për shkak të zonës joshëse në afërsi të qendrës së Tiranës, nuk pyeti as për certifikate pronësie e asgjë.
Si kaçak, me rënien e natës, u dërgoi fadromat të mbështetura nga forcat speciale pronarëve të pa mbrojtur duke i rrëzuar barbarisht pasurinë.
Shtëpia që shkatërroi dje ka qenë aty para se Veliaj të lindte, siç duket edhe nga një foto e vjetër.
Por, në kushtet kur edhe gjykatat nuk ekzistojnë, Veliaj dhe Rama po përfitojnë në gamat e fundit të pushtetit duke gllabëruar pafund.
Babëzia e këtij njeriu që mbi supe i rëndon faji për vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, nuk është e rastësishme. Lek i sigurt dhe me volum, për Ramën dhe Veliajn janë 6 kullat në qendër të Tiranës, ku me një të rënë të lapsit fshihet një ndërtesë e vjetër dhe pjesë e ansamblit kulturor si Teatri Kombëtar. Fare e lehtë, sepse për dyshen e babëzitur, paraja është mbi gjithçka. Një metër katror në këtë zonë sjell 4-5 mijë euro dhe me mijëra metra katrorë ndërtim ata përfitojnë miliarda euro.
Një tjetër babëzi e shfaqur janë shtëpitë e rrugës së Unazës së re. Mundësia për të përfituar për 2 kilometra rrugë, 40 milionë euro, e joshin dyshen Rama-Veliaj për të mos iu dhimbsur se si do të vazhdojë jeta e mbi 500 familjeve që do të hidhen në rrugë.
Dhe prapa gjithë kësaj babëzie qëndrojnë edhe disa media që pompojnë mediatikisht figurën e këtij njeriu të neveritshëm dhe të babëzitur.