Shkatërrimet te Selvia/ Kryebashkiaku i natës ia "plas" Veliajt, kryeqytetasve: A e kupton pse hanim m*t ne të tjerët?!

E Enjte, 30 May 2019 18:56

Syrit të Briken Fejzullait, aktivistit të njohur të shoqërisë civile dhe thumbuesit të pakursyer të kryebashkiakut Erion Veliaj, nuk i ka shpëtuar drama që kanë përjetuar në Tiranë, disa familje të tjera në mes të Tiranë, që iu shembën shtëpitë nga bashkia. Dhe me sarkazmën e egër që e karakterizon, i ka dërguar një mesazh qytetarëve neglizhentë, indiferentë dhe madje përbuzës, ndaj atyre që prej gati një viti protestonin për shtëpitë e tyre.

Nga Briken Fejzullai

"Te dyqoni te Selvia o usta Murat
Vje fadroma me prish shpija, o usta Murat"

Kur shkoi fadroma në Shkozë dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por i këpute dhe një: "po ça t'duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!".

Kur shkoi fadroma te "Astiri" dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por i këpute sërish një: "po ça t'duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!".

Kur shkoi fadroma te Petro Nini dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por vazhdoje: "po ça t'duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!".

Kur shkoi fadroma te bregu i lumit dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por insistoje: "po ça t'duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!"...

Po tani që t'erdhi fadroma te Selvia mër daku dhe do që zoni jot t'nigjohet, a e kupto t'paktën, pse hajshim m*t ne t'tjerët?!

Ps. Tirona vdiq! Rroftë Tirana!

Modifikuar më E Enjte, 30 May 2019 19:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...