Ramën e braktisin edhe këshilltarët e tij

E Enjte, 30 May 2019 19:19

Këshilli Bashkiak në Durrës nuk arriti të zhvillonte mbledhjen e tij ditën e djeshme, pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm.

Nga 51 këshilltarë, në sallë ishin të pranishëm vetëm 17, 14 të PS dhe 3 nga LSI. Ndërkohë këshilltarët e PD dhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të PS-së, përfshi këtu edhe kryebashkiakun vangjush Dako, nuk kanë qenë të pranishëm.

Kështu në mbledhje kanë munguar së paku 7 këshilltarë të PS-së.

Në kushtet kur në sallë nuk ishin të pranishëm ¾ e anëtarëve të këshillit, mbledhja e fundit ka dështuar, duke e mbyllur me bojkot këtë mandat.

Në mbledhje ishin parashikuar që të miratoheshin 11 pika të rendit të ditës, midis të cilave edhe ajo e familjeve që do të përfitonin banesa sociale me qira.

Mbledhja e radhës pritet pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe krijimit të këshillit të ri bashkiak.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...