E çertifikon KE: Shqipëria bazë e madhe e drogës, paratë pastrohen në ndërtim!

Saturday, 08 June 2019 14:35

Dje, Komisioni Evropian në Bashkëpunim me Qendrën Evropiane të Monitorimit të drogave në Bashkimin Evropian, analizuan shifrat e fundit të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Një përhapje të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka prodhimi i Kanabisit dhe trafikimi i Kokainës. Raporti i paraprirë edhe nga një konferencë për shtyp e Komisionierit për Migracion dhe Siguri, Dimitris Avramopoulos, thekson faktin se Ballkani Perëndimor, mbetet një rrugë e rëndësishme e kalimit të drogave të rënda. Drejtori i Sektorit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Trafikimit të Drogave, Andrew Cunningham, flet në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ku thekson se Shqipëria është një nga vendet më kryesor si bazë e trafikantëve të drogës si dhe prodhues i madh i kanabisit. Sipas tij, paratë e fituara nga ky aktivitet, përdoren veçanërisht në biznesin e ndërtimit.

Cili është roli i Shqipërisë në situatën e drogës në Ballkanin Perëndimor?

EMCDDA nuk ka tendencë të përqendrohet në vende të veçanta – analiza jonë ka për qëllim të ndihmojë të kuptojnë problemin e drogës dhe të ndihmojnë shtetet anëtare dhe vendet partnere të Bashkimit Evropian në trajtimin e saj.

Ne e shohim situatën në Ballkanin Perëndimor përmes lenteve se si ajo ndikon në BE si tërësi. EMCDDA vlerëson se shumica e bimës së kanabisit që qarkullon brenda BE-së është prodhuar në Bashkimin Evropian. Megjithatë, vendet në Ballkanin Perëndimor, në veçanti, Shqipëria, mbetet prodhuesi kryesor i kanabisit bimor të destinuar për tregun në Bashkimin Evropian.

Në vitet e fundit, autoritetet shqiptare kanë intensifikuar veprimet e çrrënjosjes në bashkëpunim me “Guardia di Finanza”-n Italiane, i cili zhvilloi mbikëqyrje ajrore për të gjetur vendet e kultivimit të kanabisit në zona të largëta dhe të vështira për t’u arritur. Shumë qendra të kultivimit të kanabisit janë shkatërruar, duke sugjeruar se përpjekjet për çrrënjosjen po ndikojnë në kultivimin në natyrë. Pavarësisht nga përpjekjet e zbatimit të ligjit dhe zvogëlimi i dukshëm i prodhimit në natyrë, shumë vende në BE raportuan për një rritje të konfiskimeve të kanabisit bimor në Shqipëri, në vitin 2017.

Më tej, Shqipëria kapi mbi 30 tonë kanabis bimor në vitin 2016 dhe më shumë se 78 tonë në vitin 2017; nga vendet raportuese të EMCDDA, vetëm Turqia (92 ton) dhe Italia (90 ton) kapën më shumë kanabis bimor se Shqipëria atë vit. Kanabisi bimor i prodhuar në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, duket se trafikohet në BE, si pjesë e dërgesave të mëdha anembanë Detit Adriatik drejt Greqisë dhe Italisë, dhe Detit Egje për në Turqi dhe nga toka në rrugën e Ballkanit. Për më tepër, Shqipëria është një nga vendet e shumta të vendosura në rrugën e Ballkanit përgjatë së cilës sasitë e heroinës të destinuara për tregun e drogës të BE-së që trafikohen janë më të mëdha.

Shqipëria nuk është raportuar si një çelës qendror për trafikimin dhe shpërndarjen e heroinës në BE dhe nivelin e konfiskimeve të heroinës në vend, gjithashtu nuk tregojnë edhe aktivitete intensive transnacionale të trafikimit. Megjithatë, ato mund të ishin tregues të disa aktivitete të kufizuara të distribuimit të heroinës që ndodhin, por edhe nga Shqipëria, si në tregun e brendshëm dhe drejt vendeve të tjera. Në mënyrë të ngjashme, territori dhe infrastruktura shqiptare duket se nuk përdoren gjerësisht për trafikimin e kokainës në BE.

Qarkullimet e kokainës në Shqipëri janë shumë modeste krahasuar me shumë vende të tjera e Evropës: 3.7 kg për frymë në vitin 2017 dhe 7.1 kg në vitin 2016. Ky është tregues i aktiviteteve të trafikimit, të destinuara kryesisht për të furnizuar tregun e brendshëm. Megjithatë, është e rëndësishme që të jeni të përgatitur për ndryshime të shpejta në çështjet e trafikimit, siç ilustrohet nga konfiskimi i rreth 615 kg kokainë, një dërgesë mjaft e madhe, në një kamion me banane në portin shqiptar të Durrësit.

Në shkurt 2018 droga erdhi nga Kolumbia, nëpërmjet Italisë dhe Maltës. Është e rëndësishme të theksohet se konfiskimet e kokainës në kontejnerët, dhe veçanërisht kontejnerët e frutave nga Amerika Latine, janë rritur në mënyrë dramatike që nga viti 2017, përfshi këtu edhe portet evropiane, të dyja ato të mëdha, si Antëerp në Belgjikë ose Algeciras (Spanjë), dhe më të vogla si Riga, Letoni. Prandaj, në rastin e kokainës dhe heroinës, ngjarjet në Shqipëri duket se reflektojnë trendet më të mëdha që ndikojnë në Evropë si një e tërë.

Po në lidhje me përdorimin e kanabisit në Ballkanin Perëndimor?

EMCDDA ka marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar të dhëna për pesë indikatorët kryesorë të monitoruar nga EMCDDA, njëra prej tyre është prevalenca e drogës. Për të kontekstualizuar të dhënat, në Raportin e fundit të Drogës Evropiane (2017), prevalenca e përdorimit së kanabisit ishte 27.4% dhe prevalenca e vitit të kaluar të kanabisit ishte 7.4% për të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshi këtu edhe Norvegjinë dhe Turqinë.

Studimi i parë i përgjithshëm i popullsisë mbi përdorimin e substancave në Shqipëri, u krye në vitin 2014, me një grup moshë prej 3. 975 personash, të moshës 15 deri në 64 vjeç. Rezultatet treguan se kanabisi ishte lënda kryesore e paligjshme e konsumuar; rreth 1 në 10 të rritur të moshës 15 deri në 64 vjeç në Shqipëri kishin përdorur kanabis të paktën një herë gjatë jetës së tyre, ndërsa rreth gjysma e atyre e kishin përdorur atë vitin e fundit. Të dhënat mbi përdorimin e drogës në mesin e nxënësve 15 deri 16-vjeçarë, raportohen nga Projekti i Shkollës Evropiane mbi Alkoolin dhe Drogat e Tjera (ESPAD). Studimi është kryer në Shqipëria në vitin 2011 dhe 2015.

Rezultatet nga studimi më i fundit treguan se, në kontekstin e ESPAD, studentët shqiptarë kanë shprehi të moderuara të përdorimit të substancave krahasuar me studentët në 35 vendet e tjera ku është kryer studimi. Në vitin 2015, përdorimi i kanabisit në mesin e studentëve shqiptarë ishte 7%, që është më pak se gjysma e mesatares së ESPAD (16%).

Tendenca të ngjashme janë monitoruar në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me norma prevalenciale (kryesisht përmes studimit të ESPAD) shumë më poshtë mesatareve të BE-së. Sondazhet e popullatës së përgjithshme janë planifikuar të ndodhin (ose janë kryer kohët e fundit), megjithatë nuk ka të dhëna ende në dispozicion.

Gjatë intervistës, Andreë Cunningham, tregon qarkullimin e përdorimit të paratë e fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike. Mes tyre ai përmend sektorin e ndërtimit dhe atë të pasurive të patundshme.

A besoni se problemi i drogës mund të jetë një kërcënim serioz për këto vende?

Po, përdorimi i drogave të paligjshme është një kontribues i njohur për barrën globale të sëmundjes kronike dhe problemet akute shëndetësore janë të lidhura me përdorimin e drogave të paligjshme, dhe këto janë të komplikuara nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë vetitë e substancave, rrugën e administrimit, dobësinë e personit dhe kontekstin social në të cilin drogat konsumohen.

Problemet kronike përfshijnë, varësinë dhe sëmundjet ngjitëse të lidhura me drogën, ndërkohë që ka një sërë dëmesh akute, me mbidozën e ilaçeve të dokumentuar mirë këto kohë. Edhe pse relativisht e rrallë, përdorimi i opioideve ende përbën shumicën e vdekshmërisë që lidhet me përdorimin e drogës. Përdorimi i drogës injektuese rrit rreziqet. Në krahasim, ndonëse problemet shëndetësore që lidhen me përdorimin e kanabisit janë dukshëm më të ulëta, prevalenca e lartë e përdorimit të kësaj droge mund të ketë implikime për shëndetin publik.

Ndryshimet në përmbajtje dhe pastërtia e substancave, në dispozicion të përdoruesve rrit dëmet e mundshme dhe krijon një sfidë për përgjigjet e lidhura me drogën. Më tej, tregtia e drogës lejon kufij të konsiderueshëm fitimi, e cila paraqet riinvestim të madh dhe mundësi të korrupsionit. Këto fitime mund të financojnë dhe mbështesin krimin më gjerë, siç është trafiku ilegal i armëve të zjarrit, si dhe pajisjeve të pastrimit të parave, barnave të tjera dhe lëvizjes së paligjshme të njerëzve.

Sektori i ndërtimit dhe i pasurive të paluajtshme në përgjithësi dihet se është keqpërdorur nga kriminelët ku pastrojnë fitimet e tyre të paligjshme në mbarë botën.

Në gjysmën e dytë të vitit 2019, EMCDDA dhe Europol do të botojnë botimin e tretë të drogës të cilat përmbajnë informacion shtesë mbi drejtuesit dhe përhapjet e tregjeve të drogës, duke ofruar njohuri të reja në tendencat e fundit në tregjet evropiane të drogës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...