Kastriot Çipi ka bërë ditën e sotme jjë status në Facebook ku ka liustur thuajse 8 pika me të cilat tregon se Soros tashmë ka kapur gjithçka dhe e kontrollon lehtësisht vendin, në bashkëpunim me kryeministrin e vendit Edi Rama.
Sipas tij ekziston një konsipiracion I cili ka përfshirë një pjesë të madhe të popullatës në vend.
Soros sipas Çipit tashmë kontrollon dhe përzgjedhjen e fituesve të granteve të shoqërisë civile, apo dhe hartimin e reformës në drejtësi.
“ Fondacioni Soros në Tiranë harton platformën e reformës në drejtësi dhe Andi Dobrusha përzgjedh anëtarët e “shoqërisë civile” nëpër komisionet e vettingut dhe sot jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me prokurore të përgjithshme të përkohshme, që nuk heton prej dy vjetësh përgjimet ku trafikantët e drogës flasin për vota me politikanët e rilindjes.”-shprehet ndër të tjera Çipi.
Postim i plotë:
- Soros i shkruan email privat Hillary Clinton dhe i thotë të dërgojë në Tiranë Miroslaë Lajcak në Tiranë për të zgjidhur krizën.
2. Soros merr të drejtën e shfrytëzimit të një pellgu naftëmbajtës dhe ambasadori Lu i kërkon prokurorit të përgjithshëm Llalla që të mos hetojë për shpërthimet për hapje pusesh nafte.
3. USAID i kërkon drejtorit të Fondacionit Soros në Tiranë, Andi Dobrusha, të përzgjedhë fituesit e granteve për shoqërinë civile dhe fituesit janë ish-mjaftistë e ish-zyrtarë të Fondacionit Soros në Tiranë.
4. Fondacioni Soros në Beograd harton planin e ndarjes së Kosovës, ndërsa Fondacionet Soros në Prishtinë e Beograd nuk kanë një plan B apo C. Alex Soros bën 18 udhëtime në Ballkan, gjatë vitit 2018 dhe poston në tëitter fotot e takimeve të tij me Vuçiç, Thaçin dhe Ramën , por asnjë media nuk e jep lajmin. Kulmi arrin kur Rama dhe Alex Soros darkojnë në Zvërnec dhe orkestra filarmonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit luan ekskluzivisht për ta në cilësinë e një orkestre restoranti.
5. Fondacioni Soros në Tiranë harton platformën e reformës në drejtësi dhe Andi Dobrusha përzgjedh anëtarët e “shoqërisë civile” nëpër komisionet e vettingut dhe sot jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me prokurore të përgjithshme të përkohshme, që nuk heton prej dy vjetësh përgjimet ku trafikantët e drogës flasin për vota me politikanët e rilindjes.
6. Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar (CID) e sponsorizuar nga Soros harton politikat ekonomike të rilindjes, duke kërkuar hapjen e kufijve ndaj imigrimit dhe mbështetjen e PPP-ve. Drejtori i Qendrës, Ricardo Hausmann, u mban leksion me videokonferencë të gjithë ministrave, përfshi kryeministrin, plus 50 ambasadorëve shqiptarë nëpër botë dhe videoja postohet në YouTube.
7. Ndër dokumentet e zbuluara nga Sorosleaks rezulton se 217 eurodeputetë e kanë emrin në “listën e bardhë” të miqve të Sorosit dhe Komisioni Europian ngul këmbë se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat, ndërkohë që Frontex merr nën kontroll kufirin shqiptar dhe Hollanda kërkon rikthimin e vizave.
8. Lista mund të vazhdojë më tej…
Dhe ju, miqtë e mi të “shoqërisë civile” më thoni se unë jam i çmendur, më ka marrë koka erë dhe shoh ëndrra me sy hapur me teori konspiracioni?!
Atëherë unë ju them: Nuk e di nëse jeni ju pjesë e këtij konspiracioni, por që konspiracioni ekziston, nuk kam më asnjë pikë dyshimi!