Ambasadat kryesore në Shqipëri kërkojnë në mënyrë urgjente dialog mes partive politike në vend. Nëpërmjet disa deklaratave të shpërndara nga zyrat e tyre të shtypit, por të njëjta në përmbajtje, ndërkombëtarët duan që të shmanget irritomi i shqiptarëve nëpërmjet protestave , irritim ky që nga arroganca e një reagimi të Ramës mund të përshkallëzojë në dhunë.
Ndërkombëtarët janë bërë bllok sot duke bërë thirrje urgjente për dialog, pikërisht pak para nisjes së protestës së madhe të shqiptarëve sot përballë kryeministrisë.
Kujtojmë se Gjermania ka deklaruar kohët e fundit se palët duhet të ulen në dialog dhe të diskutojnë gjithçka, përfshirë edhe shtyrjen e zgjedhjeve.