Ndërsa jemi 2 orë para nisjes së protestës së 8-të kombëtare, kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë një tjetër thirrje për popullin.
Thirrja e Lulzim Bashës:
Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin.
Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën!
Asnjë hap pas! #ShqipëriasiEuropa.