Kryeministri Edi Rama vazhdimisht ka paralajmëruar mbështetësit e opozitës që të mos guxojnë të prishin procesin e zgjedhjeve pasi nuk do të mund të lëvizin më as drejt BE-së dhe SHBA-së.
Por ky protestues i përgjigjet në këtë mënyrë shefit të qeverisë.
“Nuk jemi të interesuar për vizat amerikane. Të gatshëm të vdesim për demokracinë amerikane”.
Opozita po zhvillon protestën e tetë kombëtare para Kryeministrisë.