Në fjalën e tij para protestueseve, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se ngjarjet e fundit janë të lidhura me fatin europian të Shqipërisë. Ai falënderoi protestuesit duke
“Ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë suaj të pathyeshme, Presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi i bandës së Edi Ramës, për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist. Kjo është vetëm rezultat i forcës suaj të pathyeshme, i qëndresës suaj, besimit tuaj të palëkundur te vlerat europiane, të lirisë, demokracisë, dinjitetit njerëzor”, tha Basha.