Petrit Vasili: Edi Rama ka vdekur si Kryeministër, nuk ekziston më

Saturday, 08 June 2019 20:22

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili pak para nisjes së protestës ka skenari është gjëja më e parëndësishme, gjëja më e rëndësishme është mesazhi i protestës.

“Jemi njohur falë publikimeve të gazetës gjermane sesi përfundimisht kemi dëshmi që krimi ka rrëmbyer shtetin, që krimi qeveris shtetin, që krimi urdhëron shtetin dhe çdo qytetarë kur shkon në një zyrë shteti dhe shikon një drejtues shteti të mos mendojë kurrë më që kriminelët mund të qeverisin në këtë vend”, ka deklaruar Vasili.

“Edi Rama vazhdon të thotë një seri gjërash që kanë lidhje me hallin e madh e të tij sepse mbërthimi nga Nicet që shikoni atje, që japin urdhra drejtorëve të tij janë ata që kanë mbërthyer Edi Ramën. Edi Rama ka vdekur si Kryeministër, nuk ekziston më”, ka shtuar më tej Vasili.

Prononcimi për mediat i Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, përpara protestës

Z. Vasili, cili do të jetë skenari i protestës së tetë kombëtare?

Skenari është besoj gjëja më e parëndësishme, gjëja më e rëndësishme është mesazhi i protestës. Vijmë sot pas një jave që besoj e ka tronditur në themel të gjithë shoqërinë shqiptare dhe shtet5in shqiptar. Pasi jemi njohur falë publikimeve të gazetës gjermane sesi përfundimisht kemi dëshmi që krimi ka rrëmbyer shtetin, që krimi qeveris shtetin, që krimi urdhëron shtetin dhe çdo qytetarë kur shkon në një zyrë shteti dhe shikon një drejtues shteti të mos mendojë kurrë më që kriminelët mund të qeverisin në këtë vend.

Pas kaq protestash sërish 2 anët e politikës kanë qëndrime ekstreme, si do zgjidhet kjo krizë politike?

Nuk ka qëndrime ekstreme, ka një qëndrim shumë të qartë parimor, që është qëndrimi i qytetarëve që duan të çlirohen nga krimi. Ka edhe një grusht që ka rrëmbyer qeverinë, i cili është bërë njësh me krimin dhe është në grahmat e fundit sepse krimi e mban aty nëpër zyra. Pra nuk kemi thjesht dy ekstreme, kemi një popull të tërë të qartë dhe të vendosur në një krah dhe një grusht të izoluar atje që është në orët e fundit të tij.

Por ky grup i izoluar ashtu siç e quani ju, vijon të qëndrojë duke thënë që do të shkojmë në zgjedhjet e 30 qershorit?

Ju e kuptoni që 30 qershori ju përdorët një term që është korrekt për ju, por ju e dini shumë mirë që ka zgjedhje dhe çdo shqiptar e di që në tre çerekun e bashkive të vendit nuk janë zgjedhje sepse ka vetëm një kandidat. Këto janë zgjedhje? Po unë i kam përjetuar zgjedhje të tilla, këto kanë qenë votime, këto votime i përkasin një periudhe që ishte para viteve 90’, po kam votuar dhe unë atëherë, por kemi votuar nuk kemi zgjedhur. Kështu që populli ka dhënë vendimin e vetë. Nuk ka zgjedhje se nuk ka kush konkurron. Ka veç votime. Është ndarë Shqipëria njëherë e përgjithmonë nga votimet e atyre viteve.
Por kryeministri Rama ka deklaruar se këto zgjedhje janë demokratike për shkak se nuk është se e ka penguar PS opozitën për të mos marrë pjesë në zgjedhje, është zgjedhje e saj…
Edi Rama vazhdon të thotë një seri gjërash që kanë lidhje me hallin e madh e të tij sepse mbërthimi nga Nicet që shikoni atje, që japin urdhra drejtorëve të tij janë ata që kanë mbërthyer Edi Ramën. Edi Rama ka vdekur si Kryeministër, nuk ekziston më.

Ju thatë pak më parë ish-kryeministri , kemi ndonjë të re z.Vasili?

Ish-kryeministër është një kryeministër që do të bëjë votime dhe jo zgjedhje. Kushdo që kërkon këtë në Shqipëri, cilido qoftë nga çdo forcë politike. Kushdo që kërkonte gjëra të tilla, monizëm, kapje nga krimi i organizuar korrupsion të çmendur etj, ky është standardi që kemi vendosur, gjithë populli në këmbë për ta qëruar sa më parë nga zura. Në këtë rast ky quhet Edi Rama.
Ambasadat në Tiranë kanë dënuar njëzëri hedhjen e eksplozivit në protesta, gjithashtu kanë bërë thirrje për dialog dhe autoriteteve shqiptarëve që mos të provokohen nga protestuesit…
Kam dëgjuar që ambasadat kanë folur për dhunën. Jam sigurisht i mrekulluar që nuk flasin, kanë një memorie të shkurtër vërtet, mundet edhe nga problemi i komunikimit, diferencat ndërmjet anglishtes dhe shqipes, sepse dhunë më të tmerrshme sesa të qeverisin kriminelët, tashmë e ditur botërisht nuk ka. Njerëzit duan të zgjedhin, pra të bëjnë votime. Kjo është dhunë? Njerëzit duan të jetojnë të qetë, të mos u vidhen paratë. 200 milionë për rrugën Milot – Balldren apo 40 milionë tek Unaza e Re, kjo është dhunë. Sigurisht që do të ishte shumë e shëndetshme edhe për demokracinë sigurisht edhe që fjala e tyre të kishte vlerë mund të flisnin për këtë lloj dhune, ndërkohë që kapsollat apo vuvuzelat e qytetarëve besoj që janë më e pakta gjë që mund të bëhet ndaj kësaj dhune që po bën Kryeministri.

Z. Vasili si e keni parë qëndrimin e ambasadave këtu në Tiranë pas publikimit të përgjimeve të videos 339?

Këto janë gjëra tronditëse, atje ndaheshin tenderë, atje ndaheshin drejtorllëqe. Ata që punonin dhe s’votonin për Rilindjen do t’i qëronte nga puna ai krimineli, m’i bëj në rresht i tha, t’i tund mirë dhe kush nuk më voton të hiqet nga puna. Këto ishin të tmerrshme. Ambasadat këtu, atë ditë që janë bërë publike, mund të kenë qenë në ndonjë darkë, ndonjë sebep, ndonjë drekë dhe nuk e kanë pasur mendjen.

Z. Rama më 10 qershor niset drejt Brukselit. A mendoni që mund të vijë zgjidhja nga Brukseli?

Z. Rama e ka mbaruar raportin me qytetarët. E thashë edhe njëherë, një ish-kryeministër nuk ka çfarë u thotë më qytetarëve, sepse që ditën që u ka imponuar qytetarëve qeverisjen me kriminelët dhe që ditën që u ka imponuar shqiptarëve që të votojnë por të mos zgjedhin, nuk është më kryeministër i Shqipërisë.

Login to post comments