Presidenti reagon sërish: Protestuesit të shpërndahen qetësisht

Saturday, 08 June 2019 21:02

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një njoftimi lidhur me tensionet në protestën para parlamentit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i bën udhëheqësve të opozitës të ndalojnë protestën para Parlamentit dhe qytetarët të shpërndahen paqësisht” – thuhet në deklaratën e Presidencës.

Ndonëse para Kryeministrisë nuk pati incidente, një situatë tjetër paraqitet tek parlamenti. protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur para derës kryesore nga policia. Ata po hedhin fishekzjarrë dhe kapsolla të fuqishme në oborrin e parlamentit. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi ‘live’ se policia është në gatishmëri, ndërsa protestuesit po avancojnë drejt parlamentit.

Modifikuar më Saturday, 08 June 2019 21:03
Login to post comments