Basha mbyll protestën: Orët e tiranisë po marrin fund

Saturday, 08 June 2019 21:19

Në mbyllje të protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar, kreu i PD iu drejtua edhe një herë qytetarëve nga selia blu.

Teksa falënderoi edhe një herë pjesëmarrësit në protestë, në fjalën e tij Basha u shpreh se, zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet

"Orët e tiranisë po marrin fund, ora e Shqipërisë si gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë. Ju shpreh sot mirënjohjen më te thellë që fjalët nuk e përkufizojnë dot për këtë pjesëmarrje gjigande, të paparë. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese shqiptare që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet" deklaroi Basha në fjalimin e mbajtur në selinë e demokratëve.

vijon...

Modifikuar më Saturday, 08 June 2019 21:22
Login to post comments