“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Natën e mirë!” Kjo qe kundërpërgjigja e kryeministrit Edi Rama ndaj vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve vendore, 30 qershorin.
Ndaj kësaj kundërpërgjigjeje, ë ka reaguar zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka “sqaruar” vendimin e Ramës.
“Mos ta paragjykojmë, - ka shkruar Zhupa në Fb. – Nuk thotë “zgjedhjet lokale”. Ai e di që nuk është Presidenti i Republikës. Mendoj se e ka për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste. Është koha që edhe aty të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shumë suksese socialistëve në zgjedhjet e brendshme, uroj të fitojnë mbi Rilindjen,” përfundon zëdhënësja e PD.