Një mori mesazhesh të shkruara në pankarta dhe parulla të lloj-llojshme u derdhën dje përpara kryeministrisë. Ndërsa mbizotëronte thirrja “Rama ik”, u vërejtën gjithandej për herë të parë një sërë parullash në gjuhën gjermane, pas mbështetjes që mori kauza e protestuesve shqiptarë nga media gjermane.
Në protestë nuk munguan edhe parulla të kësaj natyre, kaq shqip, kaq troç, thënë kryeministrit në gjuhën e popullit: Rama, këput qafën!