Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë dje një vendim historik, nga ato vendime që historia do ta kujtojë përgjithmonë për rëndësinë dhe largpamësinë që ta treguar.
Si një burrë shteti i vërtetë, ,e këtë vendim Meta praktikisht ka shmangur një ‘97-të të dytë, ngjarje aq të frikshme sa ky vend nuk do t’i përballonte më të ndodhnin. Me përgjegjësinë e një politikani dhe shtetari Presidenti tregoi se është vërtet i denjë për të simbolizuar unitetin e kombit.
Por çfarë na zbuloi tjetër vendimi i Presidenti Meta për çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Dy janë gjërat që na u treguan, tashmë qartazi menjëherë pas publikimit të lajmit për vendimin e djeshëm të Metës.
E para ky vendim na tregoi tashmë më qartë edhe se kristali se si ne kemi një Kryeministër si Edi Rama që urren opozitën si koncept. Ai e kishte ndarë mendjen që nuk e do opozitën në zgjedhje, kërkon pushtet në tavolinë dhe ka bërë gjithçka për ta realizuar një projekt të tij. Rama është në bindje një antipluralist i bindur. Për të demokracia është një gjë e keqe.
E dyta, ky vendim i Presidentit na mësoi ka qenë Edi Rama ai që ka orkestruar apo iniciuar atë që është quajtur dhunë në protestat e opozitës. Rama ka ekstremizuar gjithçka duke qenë i etur për dhunë.
Madje ai ka ngritur edhe kurthe, me gjoja policë të plagosur, ku asnjëri prej këtyre gjoja plagosjeve nuk është shoqëruar me ndonjë procesverbal serioz.
Edi Rama është i vendosur. Ai po përpiqet të bëjë gjithçka që ka në dorë për të mbrojtur paligjshmërinë, vjedhjen, terrenet e drogës dhe të gjitha projektet e tjera mafioze.
Por fatmirësisht Shqipëria e ka një opozitë dhe shtetarë të mëdhenj si Presidenti Meta, të vendosur për t’i thënë “Ndal” këtij të njeriu kaq të rrezikshëm për këtë vend. /Redaksionale/ 55news.al/