Nga Sali Berisha
Miq, si sot 20 vjet me pare Kasapi i Ballkanit, Sllobodan pas sulmeve ajrore tre mujore te NATO-s firmosi ne Kumanove kapitullimin e tij.
Kjo ishte një dite e madhe për kombin shqiptar sepse shënoi fundin e gjenocidit, segregacionit, barbarive te pushtimit te egër serb te Kosovës.
Kjo është një dite e madhe për Aleancën e Atlantikut te Veriut sepse me 9 qershor 1999 kjo aleance firmosi fitoren e saj te pare historike ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave njerëzore te qytetareve qe përballeshin me operacionet shfarosëse te pushtuesit barbar serb.
Kjo është një dite e madhe për Ballkanin sepse varrosi nje here e përgjithmonë Serbinë e Madhe, e cila qe nga krijimi e deri me 9 qershor te vitit 1999 vrau, masakroi dhe shfarosi me se paku një milionë shqiptar. Fundi i saj u firmos pikërisht ne Kumanove ne trevën shqiptare ku barbaret do nisin betejat për krijimin e Serbisë se madhe duke shfarosur ne dy luftrat ballkanike me gjenocidin e tyre se paku 500 mije shqiptar.
Turpi i historisë i mbuloftë te gjithë ata qe ne Beograd dhe argatët e tyre ne Tirane dhe Prishtine shëtisin ende me fantazmën e Serbomadhise.
Kjo është një dite e madhe për mbare Europen dhe boten perëndimore sepse me çlirimin e Kosovës u fshi nga harta kolonia e fundit ne kontinentin tone.
Me kete rast ju ftoj te dashur miq te përulemi me nderimin me te madh para te gjithë atyre qe luftuan dhe ranë për t’u bere te pavdekshëm për Kosovën e lire dhe te pavarur.
Ju ftoj gjithashtu te shprehim sot mirënjohjen tone me te pakufishme ndaj Aleancës se Atlantikut te Veriut, SHBA vendi udhëheqës i kësaj aleance dhe te gjitha vendeve anëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtimi i egër!