Kryeministri Edi Rama në ndalesën e tij të rradhës në Dibër u ndal te dita e zgjedhjeve, 30 qershori. Kryeministri Rama u shpreh i bindur se kjo datë do të përfundonte me fitore absolute për ta.
Por vrullin e kreut të qeverisë e ka ndalur një qytetar, i cili brohoriti “Rama ik”.
Kjo thirrje ka krijuar pështjellim të madh tek Edi Rama i cili e ka humbur toruan dhe u desh pak sekonda të rifillonte fjalimin ndërsa i është përgjigjur qytetarit: "Po po do iki", raporton Syri.net.
Një ditë më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta vendosi të çdekretojë datën e zgjedhjeve, ndërsa shefi i mazhorancës ka kaluar në kundërsulm duke pretenduar se zgjedhjet do të bëhen pavarësisht qëndrimit të kreut të shtetit, ndërsa kërcënoi edhe me shkarkimin e kreut të shtetit. /Syri.net
Ja pamjet e incidentit në Dibër: