Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë këtë mëngjes para mediave për të folur për vendimin e tij për të shfuqizuar dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor.
Kreu i Shtetit ka cituar Kushtetutën për rolin që i cakton për çështjen e vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe referendumet.
Meta tha se pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet qoftë ato përgjithshme qoftë ato vendore, s’mund të zhvillohen.
“Jam sot për të shpjeguar para jush dhe gjithë qytetarëve arsyet për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.
Në zbatim të neni 92, Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve si dhe për zhvillimin e referendumeve. Konkretisht në këtë dispozitë kushtetuta përcakton datën e zgjedhjeve. Pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo vendore nuk mund të zhvillohen”, deklaroi Meta.