Meta: Dita e zgjedhjeve rrezikonte të kthehej në ndeshje force

Hënë, 10 June 2019 08:30

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për të sqaruar se pse ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve.

Presidenti Meta ka shprehur edhe argumentet e tij se pse është marrë ky vendim, nisur edhe nga kushtet në të cilat ndodhet vendi në këto momente.

 ‘Në këto kushte, kur Presidenti ka përmbushur detyrimin e tij, por kur vëren se cenohet parimi kushtetues i qytetarëve, atëherë i lind e drejta për rregullimin e situatës së krijuar.

Pjesëmarrja në zgjedhje vetëm e mazhorancës, cenon rëndë parimin kushtetues. Presidenti ka detyrimin të ndërhyjë kur cenohen parimet kushtetuese.

Të drejta të barabarta në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partitë politike nuk kanë shprehur se nuk marrin pjesë në zgjedhje, por kanë ngritur dyshimin se zgjedhjet e planifikuara më 30 qershor nuk do të jenë të lira dhe të zgjedhjeve.

Këto parti duan të marrin pjesë në zgjedhje në konkurrim të lirë me rregulla të përcaktuara ligjore.

Është detyrim i qeverisë ta mundësojë këtë. nëse ky detyrim kushtetues nuk përmbushet, atëherë i vetmi autoritet që ndërhyn është Presidenti i Republikës.

Së treti, zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e një situatë të tensionuar mund të sjellë jo vetëm mospjesëmarrjen e zgjedhësve por krijon kushtet për konflikt civil. Presidenti duhet të angazhohet dhe ka përgjegjësi kushtetuese. Ai është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.

Uniteti i popullit duhet përmbushur përpara çdo aspekti formal.

Presidenti ka vënë re se sjellja e aktorëve politikë

Presidenti ka ndjekur të gjitha protestat opozitare dhe ka evidentuar edhe reagimin e qeverisë, mitingjet në të njëjtën ditë, ka vënë re provokime.

Thirrjet kërcënuese të mazhoranës dhe antimitingjet nuk japin siguri për zhvillimin e qetë të zgjedhjeve.

Edhe në protestat e opozitës janë vënë re akte dhune.

Nëse dita e zgjedhjeve do të kthehej në një ndeshje force dhe zgjedhjet do të ktheheshin në një mjet rreziku për bashkëjetesë.

Shfuqizimi i dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe anulimi i datës 30 qershor nënkupton zhvillimin e tyre në një datë tjetër. Në kushtet aktuale anulimi i zgjedhjeve është mjeti i vetëm për zgjidhjen e krizës politike dhe shmangien e rrezikut që kërcënon stabilitetin’, u shpreh presidenti Ilir Meta.

Modifikuar më Hënë, 10 June 2019 10:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...