Ilir Meta: Rrezikohet stabiliteti i vendit, zgjedhje njëpartiake nuk zhvillohen

Hënë, 10 June 2019 08:43

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, Presidenti i vendit ka sqaruar arsyet se përse ka anuluar zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Ai tha se situata në vend është shumë shqetësuese dhe rrezikon stabilitetin e vendit.

Ilir Meta tha se maxhoranca tenton të shkojë e vetme në zgjedhje, c’ka bën që qytetarëve tu cënohet e drejta për lirinë e votës.

Ai tha se edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të tij drejtuar palëve politike për zgjidhjen e politikës, nuk u bë asgjë, duke thënë se maxhoranca nuk ka marrë asnjë hap për zgjidhjen kësaj krize dhe për dialog mes palëve.

Meta tha se zgjedhjet do të shtyhen deri në përcaktimin e një date tjetër, të dakordësuar nga palët.

 “Vendi rrezikon të shkojë në votime njëpatiake dhe nëse zgjedhjet realizohen më 30 qershor do të cënonte lirinë”, u shpreh Meta.

“Qeveria synon të shkojë e vetme në zgjedhje pa marrë asnjë hap për zgjidhen e krizës dhe dialog, nga ana tjetër edhe opozita shprehet se do të pamundësoje zgjedhjet, në vlerësim të situatës dhe gjuhës së urrejtjes… eksiton rreziku që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të pasojave të pakontrollueshme. E konsideroj këtë moment si moment serioz për paqen në vend.

Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca atëherë popullit i cënohet e drejta për të votuar.

Standardet jo vetëm nuk përmbushen por shkelen në mënyrë flagrante. Këto zgjedhje kështu bëhen zgjedhje jo demokratike. Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë në konflikt social.

Anulimi i zgjedhjeve, mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike. Shtyrja për një datë tjetër të dakordësuar nga palët, do të sjellë edhe zgjidhjen e krizës.

Kjo është një situatë ekstreme. Ky proces zgjedhor është fiktiv dhe farsë. Mazhoranca tenton kapjen e plotë të të gjitha institucioneve ndërsa opozita tenton të delegjitimojë të gjitha institucionet.

Të zgjedhurit nga ky proces do dëmtonin strukturën demokratike”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...