Edi Rama është shndërruar në një rrezik të jashtëzakonshëm për stabilitetin politik dhe paqen sociale në vend. Ai tashmë rrezikon të bëhet edhe sebepi i destabilizimit të të gjithë rajonit.
Rama njihet për dashurinë e tij për diktatorët dhe dëshiron të bëjë çdo gjë për të kapur gjithçka. Kryeministri do me çdo kusht e mënyrë të marrë me 30 qershor të gjitha bashkitë, kur nuk ka opozitë në garë.
Por me vendimin e fundit të Kryesisë së Partisë Socialiste për nisjen e procedurave të shkarkimit të Presidentit të Republikës, Rama po tregon edhe një herë se ai po mëton ta ccojë vendin në luftë. Kryeministri nuk zbaton vendimin e presidentit të Republikës, që është i vetmi person me Kushtetutë që përfaqëson unitetin e Kombit. Rama do me çdo kusht konfliktin civil.
Rama po e çon vendin drejt humnerës me grushtin e shtetit që po tenton të bëjë me institucionin e Presidencës.
Të gjithë ndërkombëtarët duhet të reagojnë sa më parë. Në rrezik është shumë! Jo vetëm Shqipëria por një luftë në këtë vend e eksporton destabilitetin në të gjithë rajonin tonë të brishtë që nuk i ka mbushur dy dekada që shijon paqen! Redaksionale