Një tjetër hap vendimtar dhe i rëndësishëm është konsideruar veprimi më i fundit i presidentit Ilir Meta, përballë autokracisë së kryeministrit Rama. Anulimi i datës së zgjedhjeve është një veprim tërësisht kushtetues, që mbron votën e lirë, mbron qytetarin, demorkacinë dhe vlerat e saj. 29 vjet pas ardhjes së demokracisë, përmbysjes së diktaturës e sistemit kur votohej vetëm me një kandidat, nuk mund të kishte tjetër kthim pas, në votime formale, ku të anashkalohej opozita dhe qytetarët të “votonin” me 99.99 % pushtetin e Edi Ramës.
Presidenti i tha jo egos dhe pangopësisë së kryeministrit që kërkon të marrë çdo pushtet e drjetim të shtetit në dorën e tij.
Konkretisht presidenti Meta thote: “Konkretisht kushtetuta jonë, parashikon qartë se e drejtathemelore për të zgjedhur dhe respektimi i parimittëpluralizmit politik, janë bazat e funksionimit të shtetit tonë, dhe secili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto parime”.
Keshtu Presidenti mbrojti vlerat e demokracise, mbrojti kushtetuten, mbrojti parimet themelore te nje shteti demokratik qe aspiron te jete pjese e Evropes e botes se qyteteruar.