Fejton nga Ylli Dylgjeri/
Policia gjermane "shpall në kërkim" Her Velijan
Pas akuzës së Her Velisë se "gjermania na ka pushtuar qysh në vitin 1942, te Kodra e kuqe,
vjen i menjëhershëm reagimi nga polica gjermane Bundescriminal:
Qytetari Her Velija shpallet në kërkim,
jo për shpifje ndaj shtetit gjerman si pushtues, por për fallcifikator ndaj shtetit shqiptar si i pa mësuar dhe i pa diplomuar.
Akuza pretendon se dijet e tij janë topalle dhe të falkcifikuara. Përmes mashtrimit në bashkëpunim me shkollëpakun Rama kanë marrë detyra të larta të pamerituara në administratën e lartë, që përbëjnë rrezik për edukimin e brezit e ri.
Akuza argumenton se, Heri pas vuajtjes së dënimit në një nga burgjet miks të gjermanisë, duhet ti rikthehet edukimit, si fillim arsimit të mesëm me shkëputje nga puna. Gjithashtu, Heri, gjatë vuajtjes së dënimit duhet të shoqërohet vetëm nga gardiane femra për arsye të veseve të trashëguara.
I ndalohet reptësisht kontakti me meshkuj.
Heri do të punojë gjatë dënimit si prodhues tapash shisheje vere. Në varësi të prodhimit tyre do llogariten edhe ditet e vuajtjes së dënimit.
Ushqimi për konsum ditor rekomandohet të jetë me verdura dhe rrallë herë sanduiçet pa kremviçe brenda. Kujdes! Pa kremviçe ose sallameri.
Takimet
Do të pranohet takimi special 2 herë në muaj vetëm me familjen dhe me antarët steril të organizatës Mjaft nga e ka dhe origjinën.
Në përfundim, i propozojmë autoriteve shqiptare përgatitjen e planit të masave për ndalimin e Tij.
Bundescriminal Berlin