Situata në Shkodër paraqitet mjaft e tensionuar për shkak të përplasjeve ndërinstitucionale për zhvillimin e zgjedhjeve me datë 30 Qershor.
Kryetarja e Bashiksë së këtij qyteti ka dalë në një deklaratë për mediat nga ku deklaruar se punonjësit e administratës së qeverisjes vendore janë kërcënuar dhe shantazhuar me urdhër politik, dhe për këtë I bëri thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë këto shantazhime
“I kërkojmë Policisë dhe Prokurorisë që të ndalin menjëherë kërcënimin dhe provokimin që ju bëjnë qytetarëve të Shkodrës me urdhër politik. Si kryetare e Bashkisë së Shkodrës jam e vendosur të zbatojë dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Unë dhe kolegët e mi nuk do të na pengojë asnjë lloj shantazhimi e kërcënimi që na bëhet. Kjo është një vendimmarrje që ju takon qytetarëve të Shkodrës dhe të Shqipërisë.
Persona të veshur civil të prezantuar si persona të ardhur nga Prokuroria e Shkodrës por që në fakt janë persona të dyshimtë pasi nuk kanë paraqitur asnjë dokument apo shkresë për të justifikuar ndërhyrjen e tyre në qendrat e KZAZ-ve dhe duke kërcënuar punonjësit e admionistratës. Nuk ka pasur një prezantim të personave civil që janë paraqitur përveçse komunikimit verbal për t’u paraqitur në Prokurori.