Përmes këshilltarit për mediat, Tedi Blushi presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sërisht maxhorancës qeverisëse, e cila ka nisur procedurën për shkarkimin e kreut të shtetit pasi ky i fundit anuloi me dekret zgjedhjet e 30 qershorit.
“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!” shkruan këshillitari i Metës përmes një postimi në facebook