Qeveria dhe baskitë e drejtuara prej saj nuk kursejnë as Monumentet e Natyrës. Edhe pse këto të fundit mbrohen me ligj, lejet e ndërtimit pranë tyre nuk përbëjnë risi për mazhorancën.
Së fundmi, siç denoncon anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, bashkia e Tepelenës, e drejtuar nga Tërmet Peçi, ka dhënë leje ndërtimi tek Uji i Ftohtë në Tepelenë.
Sipas ekspertit të mjedisit, “para dy muajsh në debat tek Open Blendi Klosi bëri dëshmitarin fals dhe mohoi që të jetë duke u ndërtuar ndonjë masiv betoni tek Monumenti i Natyrës Uji i Ftohtë Tepelenë. Në PS janë bërë të gjithe burra zonja”.
Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit:
Uo Pasha:
A do burgosesh Termetin, Blend Klosin dhe Zamir Dedejn per leje ndertimi mu tek Uji i Ftohte ne Tepelene qe eshte Monument Natyre i mbrojtur me ligj dhe ku zbatohet statusi me i larte i mbrojtjes per Zonat e Mbrojtura?
Ose (1) burgosi banditet me pushtet qe te tregosh qe nuk je i kapur nga termetet e droges ose (2) nxirre jashte listes se monumenteve te natyres ujin e ftohte, ose (3) nxirr nje ligj qe te shpallesh nul cfaredo ligji tjeter qe bie ndesh me orekset e hajduteve te tu.
Vec na e sqaro se cilin variant do perdoresh. Se nuk shkon qe qytetari i shkrete ne Kavaje te burgose dy vjet per meremetim catie pa leje dhe ti vdesin dy femijet nga ligesia e pushtetit tend ndersa ketu te ndertohet 6 kate betone mu ne Monument Natyre dhe mu ne breg lumi sic nuk e lejon asnje ligj i asnje vendi sado iniorante dhe te korruptuar ti kete drejtuesit e vendit.
Para dy muajsh ne debat tek Open Blendi Klosi beri deshmitarin fals dhe mohoi qe te jete duke u ndertuar ndonje masiv betoni tek Monumenti i Natyres Uji i Ftohte Tepelene. Ne PS jane bere te gjithe burra zonja.