Deklaratë e Kryetarit të PLL, Shpëtim AXHAMI për Krizën ku e ka zhyt mazhoranca Shqipërinë
Deklaratë për shtyp.
PLL shpreh shqetësimin e saj në lidhje me arrogancën e shfaqur nga mazhoranca aktuale dhe nga segmente të (pa)varura shtetërore ditët e fundit.
Në këtë situatë të acaruar politike, mazhoranca aktuale në të gjitha mënyrat dhe me të gjitha format, duke përdorur me pa të drejtë gjitha segmentet shtetërore, ka ndërmarrë një valë presionesh të ndryshme ndaj opozitës dhe qytetarëve të saj.
PLL denoncon sot disa nga presionet e mazhorances të cilat janë:
– Përdorimi politik i organit të akuzës dhe thirrja nga prokuroria e Liderit të opozitës z.Basha.
– Arrestimet e drejtuesve lokalë politikë, ndalimin e gazetarëve, ndalimet e ish-deputeteve më parë, mbushjen e qelive me qytetarë të lirë pse protestojnë për kthimin e votës së lirë dhe ruatjen e demokracisë në vend.
– Presionet në administratë me udhëzime, formularë dhe akte të ndryshme se do të iu rrezikohet vendi i punës nëse nuk votojnë dhe bindin të afërmit të shkojnë në zgjedhje për Rilindjen.
– Arrogancë shihet në të gjitha takimet elektorale fallco nga kryeministri si dhe fjalën e tij. Arrogana konstatohet dhe tek kandidatët e majtë për Bashkitë, ndërkohë kur nuk ka datë zgjedhjesh dhe nuk ka alternativë konkurruese.
Veprime të tilla të mazhorancës dhe kryeministrit Rama janë të rënda, të dënueshme dhe kanë vetëm një qëllim; presionin mbi qytetarët e shtresave të ndryshme, drejtuesve politikë në vend, veprime që duan kthimin e sistemit njëpartiakë në Shqipëri.
Shkaktarë i vetëm i gjitha këtyre situatave, i krizës ku po kalon Shqipëria, është Kryeministri aktual z.Edvin Rama .
Qëllimi i vetem kreut të organizatës Rilindje është mbajtja dhe marrja me të gjitha format dhe me çfardo lloj kostoje e çfardo lloj pushteti dhe shkatërrimin e opozitarizmit në Shqipëri.
Kjo nuk do të ndodh kurrë, shqiptarët tashmë janë ndërgjegjësuar, nuk ndalen, do të dinë të reagojnë fuqishëm. Veprimet e Mazhorances po acarojne akoma me tepër situatën.
Prandaj duhet që sa më shpejt z.Rama të ndërmarrë veprimet e duhura, të kërkuara nga opozita, në të mirë të vendit dhe shoqërisë shqiptare.
Zyra e shtypit pranë PLL.