Presidenti i Republikës ka inicuar takime me drejtues të forcave politike në përpjekje për te gjetur një zgjidhje për krizën që po kalon vendi.
Ai ka pritur në Presidencë edhe nënkryetarin e LSI Petrit Vasili.
Kreu i shtetit e ka bërë publik në faqen e tij në facebok lajmin për takimin me drejtuesin e lartë të LSI.
Ja postimi i Metës:
Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.