“Zgjedhjet imagjinare” të Edi Ramës e titullon shkrimin e tij Courrier des Balkans, një media franceze që ndjek Europën Juglindore.
Pasi ka theksuar situatën me kandidatë monopartiakë, dekretin presidencial që anullon zgjedhjet dhe anullimin e monitorimit nga Këshilli i Europës, media franceze ngre pyetjen nëse Shqipëria po kthehet në monopartizëm. Courrier des Balkans ironizon se Rama “sheh kudo komplote”, pasi paraqet padinë e çuditshme të tij kundër gazetës BILD dhe gazetarit Peter Tiede.