Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve vendore.
Ai u shpreh se zgjedhjet e përgjithshme vendore do të zhvillohen në 13 tetor.
Nga gazetarët Presidenti Meta u pyet, nëse ka diskutuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha në lidhje me faktin nëse do të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Pyetje: Ju folët më kryetarin e opozitës, po kërkesat e tyre?
Meta: Besoj se kësaj pyetjeje ju përgjigja edhe më parë. Apeli im për opozitën ka qenë që të sillet me përgjegjësi, që të artikulojë kërkesa të drejta dhe të realizueshme, të jetë bashkëpunuese, që të tejkalojmë këtë krizë kushtetuese, institucione, politike, jo pak dhe ekonomike...
Kjo është mundësi për reflektim për të gjithë dhe jam i sigurt që në 13 tetor Shqipëria nuk do të ketë votime.
Pyetje: A jeni 100% i qetë se dekreti juaj për zgjedhje në 13 qershor nuk do të shërbejë si motiv më shumë që qytetarët të përplasen ditën e diel? Juve iu referuar kryeministrit edhe për atë drekën që keni pasur? A i keni bërë të ditur në atë drekë se do t’i njoftonit një datë të dytë? A i keni përdorur kanalet informale për ta informuar kryeministrin apo ai e ka mësuar përmes ekraneve?
Meta: Le t’i referohemi akteve zyrtare. Në 24 maj kemi një deklaratë publike nga përfaqësues zyrtarë të CDU, ku bënin thirrje mjaft konstruktive të gjitha palëve për dialog dhe për të zgjidhur këtë krizë.
Unë kam që në zyrë që në mëngjes dhe jam akoma...Është detyra ime të bëj gjithçka për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse. Unë mendoj se qytetarët tanë e meritojnë këtë.