Edi Rama do të ketë fatin e Noriegës

E Enjte, 27 June 2019 15:33

Narkoshtete dhe narkodiktaturat janë regjime totalitare të cilat njihen në histori, por njihet dhe fundi i tyre. Një model i ngjashëm narkokryeministri, Rama aplikoi dhe në Shqipëri dhe me ndihmën e një fondacioni ndërkombëtar. Në këto 6 vite banda e Rilindjes me histerizmin e luftës moderne të klasave shpalli një të ashtuquajtur “Reformë në Drejtësi” me të cilën asgjësoi të gjitha institucionet e shtetit ligjor. Por para këtij aksioni do të vinë kabanizimi i gjithë Republikës së Shqipërisë dhe kthimi i këtij vendi në udhëkryqin kryesorë të kokainë dhe heroinës. 

Sot nuk gjen asnjë anëtar të bandës së Rilindjes që të mos jetë i lidhur me një trafikantë droge ose një bandë trafikantësh. Shqiptarët e dinin këtë gjë. Për një mirënjohje të veçantë i përket të gjithë mediave ndërkombëtare që i bënë radiografinë e shkëlqyer kësaj bande dhe veçanërisht Bild. Dhe sapo bëmë këtë analizë menjëherë të shkon mendja të Noriega, i cili ashtu si Rama qeverisi fiks 6 vjet një narkodiktaturë dhe të gjithë e dimë fundin e Noriegës.

Modifikuar më Premte, 28 June 2019 10:10
Login to post comments