Pas polemikave nga ana e mazhorancës, lidhur me dekretin e ri të presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili cakton 13 tetorin si datën e re për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal, vjen reagimi i ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Teksa citon nenin 82 të Kushtetutës, Manjani shprehet se datën e zgjedhjeve në Shqipëri e cakton vetëm presidenti i republikës dhe askush tjetër.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Sa për informacion:
Neni 92.gj, përcakton qartë se datën e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë e cakton Presidenti i Republikës.
Askush tjetër!
Vetëm Presidenti i Republikës.
Nëse duan t'i referohen Kushtetutës,ende në fuqi të Republikës, ky është neni. 92.gj.
Të tjerat janë komente, interpretime, llogje, blogje e ku e di unë çfarë tjetër!
Nuk ju pëlqen Ilir Meta, ky është hesap tjetër. Le ta shkarkojnë, ta përçudnojnë ti bëjnë çtë duan.
Datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti dhe zyrtarisht është data 13 Tetor 2019.
Sa më takon, mendoj se vendi ka nevojë për zgjedhje parlamentare. Por edhe kjo është temë tjetër.
Lexoni Kushtetutën!
© SYRI.net