Ç’ punë ka ky Borchardt të Krimet e Rënda?

Premte, 28 June 2019 10:54

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka shkuar sot në mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Qëllimi i kësaj vizite,  lidhet me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi për “Bashkërendimin, Koordinimin, bashkëpunimin dhe Komunikimin midis Policisë Gjyqësore dhe Prokurorisë në Procedimet Penale”.

Krim më i rëndë se ka ndodhur në Shqipëri, me të cilin ka lidhje të drejtpërdrejtë ky ambasador dhe organizata e tij është vjedhja e votës dhe mbulimi i saj edhe pse BILD e ka denoncuar me përgjime.

Borchardt dhe organizmi që përfaqëson në Shqipëri, duke vlerësuar edhe një ndarje që kanë pasur midis qendrës në Vjenë dhe atyre që janë në Shqipëri, jo vetëm që i certifikoi zgjedhjet e vitit 2017 por vazhdon të jetë palë e mbrojtjes së kësaj vjedhjeje.

Organizata që Borchardt përfaqëson ën Shqipëri merret edhe më çështjet sigurisë. Kur krimi i organizuar merr shtetin me qira dhe godet institucionin e votës nuk ka potencial më të madh për cenimin e sigurisë.

Në vend që ky ambasador të shprehet për letrën që Presidenti i ka dërguar OSBE-së lidhur me datën 30 qershor dhe të respektojë Kushtetutën e vendit shkon dhe merret me memorandume pa asnjë vlerë.

Memorandumet janë një shpikje dhe stil sovjetik për të cilat Borchardt ka shumë dijeni.

Modifikuar më Premte, 28 June 2019 11:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...