Gruevski nuk ekstradohet, i jepet ‘koncesioni’ që mund ti jepet dhe Ramës

Premte, 28 June 2019 16:10

për ekstradim në Maqedoni të Veriut.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, ai akuzon Qeverinë siç thotë kriminale të Maqedonisë për kërkesën për ekstradimin e tij, raporton Zhurnal.

“Sot u zbatua një procedurë standarde të institucioneve të Hungarisë pasi Qeveria kriminale dhe reketare në Maqedoni dorëzoi kërkesë për ekstradim. Gjykata e shqyrtoi kërkesën për ekstradim dhe vendosi të mos e pranojë”, ka shkruar Gruevski.

Dje në orët e para te mëngjesit në Budapest u arrestua ish kryeministri Nikolla Gruevski për të vendosur për ekstradimin e tij në Maqedoni të Veriut, porkjo kërkesë u refuzua me arsyetimin e Gjykatës se kërkesa nuk është e vlefshme.

Kujtojmë se para pak ditësh ishin mediat greke që e lidhën çështjen e Gruevskit edhe me fatin e Ramës.

Sipas tyre “vala e përgjimeve të dëmshme mund të ketë bërë që Edi Rama të pyesë veten nëse do të përfundojë si ish-kryeministri i Maqedonisë Veriore, Nikola Gruevski, qeveria e të cilit u rrëzua kur opozita zbuloi njëri pas tjetrit përgjime të zyrtarëve të lartë duke diskutuar për fiksimin e zgjedhjeve në mënyrë që të mbahej në pushtet për një dekadë autokrati Gruevski”.

Madje edhe Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias David Phillips paralajmëroi që Rama të shkojë të kërkojë ekzil të Erdogani.

Login to post comments