Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se opozita nuk ka përse të ndalojë një proces maskaradë si ai i 30 qershorit, ku PS voton për PS. Në një postim në Facebook, Vasili thotë se kutitë e votimeve po mbushen që sot dhe as OSBE/ODIHR nuk do të ketë çfarë të vëzhgojë më 30 qershor.
“Askush nuk i pengon zgjedhjet ne Shqipëri. Ne 30 qershor ka vetem votime te rilindjes dhe nuk zgjedhje. Votimet kane filluar, kutite e votimit i kane mbushur qe tani, ndaj OSBE dhe vezhguesit nga do qe vijne do te jete rehat fare ne 30 qershor.
Kongresi i Autoriteteve Lokale te Keshillit te Europes me te drejte nuk erdhi per te vezhguar sepse votimet pa zgjedhje s’kane nevoje per vezhgim. Gjynah qe harxhojne gjithe keto para’ me dieta etj per te vezhguar zgjedhjet e nje partie”,- shprehet Petrit Vasili.