Dy ditë para 30 qershorit, ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka dalë me një deklaratë për publikun.
Sipas misionit diplomatik britanik, çdo qytetar ka të drejtë të votojë dhe çdo akt dhune ditën e dielë është i papranueshëm.
“Mbretëria e Bashkuar beson se çdo qytetar ka të drejtën e tij të votojë në mënyrë të sigurtë dhe paqësore. Gjithësecili, i përfshirë në procesin e 30 qershorit, duhet të luajë rolin e tij për një ambient të sigurtë dhe paqësor. Çdo lloj form dhune është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike në Tirane
"Ne vazhdojmë tu bëjmë thirrje politikanëve të ulen në një dialog urgjent. Vetëm dialogu e zgjidh krizën politike në Shqipëri dhe përqendrimin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të ODIHR.
Ne presim nga të gjitha palët që të mbështesin reformën në drejtësi dhe të vazhdojnë hetimin e krimeve elektorale dhe shitblerja e votave. Mbretëria e Bashkuar është e qartë se askush nuk është mbi ligjin”, mbyllet qëndrimin e Ambasadës britanike.
Deklarata e plotë:
© SYRI.net