Situata në Shqipëri është e rëndë. Dy ditë para 30 qershorit palët janë politike janë në pozicione të kundërta dhe mbi palët, personi i vetëm që po tenton të normalizojë situatën në vend, ta fus në hullinë e normalitetit është presidenti i Republikës. Zoti Meta po bën çdo përpjekje për të qenë garant i Kushtetutës, njeriu mbi palët që në Shqipëri të mos thellohet kriza.
Në njërën anë kemi mazhorancën e cila është e zhytur nga skandalet dhe vazhdon sërish të jetë arrogante deri ne ekstrem madje duke shkuar e vetme në zgjedhje monopartiake e mbështetur nga Avdylajt dhe Habilajt, në anën tjetër Presidentin e Republikës Ilir Meta i cili ka bërë çdo lëvizje që vendi të mos shkojë drejt greminës dhe palët politike të gjejnë një zgjidhje.
Rilindja dhe kreu i organizatës Rilindje, Edi Rama po bën të pamundurën që monopolizojë çdo pushtet edhe pse përgjimet e fundit të medias gjermane me famë ndërkombëtare si Bild nxorën në pah faktin se si Rama dhe bandat kanë blerë zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër apo dhe të vitit 2017 dhe në këtë rast janë dy dosje 339 e njohur si dosja e Durrësit si dhe 184 si dosja e Dibrës në të cilat janë implikuar drejtuesit më të lartë të shtetit duke folur për blerje votash dhe pjesë e këtij skenari skandaloz është dhe krimi i organizuar.
Në Shqipëri nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Opozita i ka braktisur ato duke kërkuar një qeveri garantë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa Ramën kryeministër. Eshte kjo një kërkesë mëse e drejtë kur kemi para sysh tashmë dhe përgjimet skandaloze të nxjerra nga Bild për masakrën ndaj votës së lirë si dhe të tjera që pritet të dalin aq me tepër ku të njëjtët protagonistë janë sërish në lojë që po organizojnë zgjedhjet e “lira”.
Në të gjitha ato përgjime të dala evidentohet presioni dhe blerja e votës me çdo mjetë tek qytetarët dhe Rama dhe mazhoranca nuk ndihen, drejtësia nuk vepron, ndërkombëtarët çuditërisht nuk po reagojnë.
Është ky një skandal që nevojitet detyrimisht reagim. Qeveria duhet të kishte rënë dhe jo të angazhohej sërish për zgjedhjet.
Në Austri vetëm përfloja e zv/kancelarit bëri të mundur që ai të dorehiqej urgjentisht e me vonë kjo të pasohej dhe nga Kancelari Kruz dhe vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.
Nuk ka ndodhur në asnjë vend kjo krizw dhe tw mos bjerw qeveria. Rama po bwn grusht shteti duke amrr cdo pushtet me cdo mjet dhune. Nw cdo veprim tw tij kreu i Shtetit ka qenw brenda kuadrit kushtetues si vetmi institucion qw garant i paqes nw vend si dhe nw koherencw me faktorin ndwrkombwtar. Pas marrjes se vendimit të rëndësishëm për caktimin e një tjetre datë zgjedhjesh kreu i shtetit ka pasur një axhendë të ngjeshur me takime intensive si ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadorin britanik, gjerman dhe atë francez. Meta është shprehur se ka zgjedhur këtë datë për dy arsye. “E para sepse është data më e shpejtë për të organizuar zgjedhje të përgjithshme vendore gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, por edhe sipas afateve proceduriale të jenë të përfshirë në procesin zgjedhor”, tha ai.
“E dyta sepse, siç e kam thënë në 8 qershor kur zhdekretova datën 30 qershor që një nga kushtet ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë së integrimit europian të mos shkëputje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në lidhje me çeljen e negociatave”,theksoi Meta. “Kemi humbur mjaft kohë deri tani si nga 8 qershori edhe 10 qershori, por fatmirësisht ende në axhendën e BE është çelja e negociatave. Por vendimi i BE është më 17-18 tetor”, tha Meta.
Pas vendimit të Metës, ishte Grupi i Aleancës së Reformistëve dhe Konservatorëve në Parlamentin Europian ka dalë më një rezolutë urgjente për krizën politike në Shqipëri. Anëtarët e PE-së deklarojnë se Shqipëria duhet të shmang krizën e 30 qershorit dhe të marrë në konsideratë dekretin e Presidentit për zgjidhjen e situatës kritike.
Një reagim shumë i fuqishëm ishte dhe ai i përfaqësuesi i Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot L. Engel, i cili nuk pajtohet me zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.
“Jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik. Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë kufizimet më të mëdha dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Ky mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas sundimit të ligjit”- tha Eliot L. Engel.