Një aksion që zgjati vetëm 12 minuta, rreth 15 persona me katër mjete të ndryshme kanë thyer derën e Pallatin e Sportit “Qazi Dervishi” që ishte përcaktuar më përpara si KZAZ 2 në Shkodër. Kështu përshkruhet ajo që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër. Por ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së Pallatit të Sportit por edhe subjekteve të tjera që ndodhen aty pranë, të cilat priten të sekuestrohen nga policia. Do jenë pamjet filmike ato që do të saktësojnë atë që ka ndodhur realisht.
Nga dëshmitë është mësuar se katër mjetet tip ‘Cls’ ngjyrë e zezë, “Opel Corsa” e bardhë, një “Pasat” jeshil dhe një tjetër mjet ngjyrë gri rrethuan Pallatin e Sportit në Shkodër.
15 persona kanë zbritur furishëm nga mjetet dhe i janë drejtuar menjëherë pallatit të sportit për të shpërthyer derën që qëndron e mbyllur prej ditësh për shkak se çelësat i ka bashkia Shkodër dhe kjo e fundit nuk ka lejuar që mjediset e pallatit të sportit të përdoren për KZAZ duke bërë që të zhvendoset te shkolla “Arben Broci” atje ku edhe u dërguan materialet të ruajtura nga forca të shumta policie.
Por ish-kryeministri Sali Berisha, shkruan se banditi që sulmoi KZAZ-në në Shkodër është militant i Rilindjes, Denis Harusha, nipi i deputetit të Ramës, Luan Harusha.
Ja mesazhi i Berishës:
Denis Harusha me bandite te PS thyen pallatin e sportit ne Shkoder. sb
Pershendetje Doktorr …
Sapo thyen pallatin e sportit ne shkoder militantet e Ps denis harusha nipi i deputetit luan harusha me 20 persona