Xhixho: Opozita me kauzë të madhe, çfarë do ndodhë në protestë

Hënë, 08 July 2019 15:25

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 dha detaje të reja për protestën e sotme të opozitës, e 10-ta kombëtare.

Protesta e sotme, siç deklaroi Xhixho do të jetë paqësore, madje sipas saj, liderët e partive nuk kanë apeluar asnjëherë për skenare dhune.

“Protestat nuk kanë qenë asnjëherë të dhunshme, në asnjë diskurs të liderëve s’ka pasur kërkesa apo propozime për dhunë. Paligjshmëria kërkon reagim qytetar, një revoltë dhe një personalitet të njerëzve për të kuptuar njëherë e mirë që në Shqipëri nuk mund të vendosë më paligjshmëria. Jemi në kohën kur Gjykata e Lartë po ngrihet me njerëz të komanduar. Vettingu është një proces me standarde të dyfishta, për gjyqtarë të caktuar janë përdorur standarde të tjera. Jemi vendi i vetëm në Europë pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. Me vettingun po mendohet si të heqin disa njerëz më shumë se sa për të rregulluar sistemin”,- tha Xhixho ndër të tjera.

Sa për përgjimet e publikuara në “Bild”, Xhixho tha se duhet të kishin nisur hetimet kryesisht në Shqipëri. Ajo shtoi se kjo është një tjetër arsye përveç votimeve false të 30 qershorit, për t’i nxjerrë shqiptarët në protestë.

“Opozita ka sot një kauzë shumë të madhe, ajo e votës. Kërkohet që Shqipëria të shkëputet njëherë e mirë nga historitë e vjetra. Kemi shembullin grek, e patë dje, përfundoi votimi, kandidatët falënderuan njëri-tjetrin dhe çdo gjë iu rikthye normalitetit. Por ndryshe nga ata ne kemi krizë besimi. Jam e mendimit që të ketë qeveri tranzitore para çdo palë zgjedhjesh”,- vijoi Xhixho.

E pyetur nëse opozita do të ankimojë 30 qershorin kur të ngrihet Gjykata Kushtetuese, Xhixho tha se ato votime nuk ekzistojnë.

Sa për krizën politike, ajo tha se i vetmi njeri që po bën përpjekje është Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Me dekretin e tij, mendoj që Presidenti mori përgjegjësinë Kushtetuese që i takonte, si garant i Kushtetutës dhe si interpretuesi i parë. Është i vetmi organ legjitim sot. I vetmi institucion që ka fuqinë për të qënë i besueshëm, që ka përgjegjësi për zgjidhjen e kësaj krize. Më shumë se sa një datë, Presidenti na tregoi se si ne do të shkojmë tek ato zgjedhje”,- vijo ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...