….Asnjë negocim me hajdutin e babëzitur…!

Hënë, 08 July 2019 15:45

Më 30 qershor, me timon e tepsi në duar, lideri i babëzitur mori edhe timonin e tepsinë e 61 bashkive. Babëzia po e shtyn drejt marrjes së gjithçkaje kishte mbetur. Kërkon të kontrollojë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Të grabisë postin e Presidentit. Dhe më së fundmi do të tentojë të shkatërrojë opozitën e vërtetë dhe të marrë në kontrollon drejtimin e partive opozitare për ti kthyer ato të paktën në opozitë fasadë..

Pasi “hëngri” si i marrë më 30 qershor është gati të vjellë….por po plas nga marrazi…

 

Lideri është shumë rëndë. Pa shpresë. Në dilemë të paimagjinueshme. E pranoi edhe vetë se në 30 qershor kishte vjedhur përsëri si i babëzitur dhe ishte kapur lakuriq me duart brënda në thes; e kishin parë të gjithë.

 

Jo pak qytetarë e  krahasojnë me “Saçin e famshëm të ziftit që hante nga uria një  tavë  me bakllava e s’ngopej dhe kërkonte një bukë të zezë 40-tëshe për të fshirë sherbetin’, por ai i shkreti kërkonte vetëm ushqim se vuante nga shiriti i derrit kurse se  ky nga babëzia për të vjedhur grabit gjithcka; para, pushtet, vota…

Të gjithë tashmë e kanë të qartë se për të qeverisur s’bëhet më fjalë, se në realitet s’ka qeverisur asnjë ditë.

Të gjithë e kanë kuptuar se nuk i shkojnë më as gjënjeshtrat, dhe kjo e mundon se ka menduar që arshiva e gënjeshtrave të tij ishte e pafundme apo aftësitë për të gjeneruar gënjështra ishin të pashtershme.

…Se mashtrimet e tij janë bërë bajate dhe askush nuk i gëlltit dot më.

…Se është futur në një spirale që s’del dot dhe po zhytet cdo ditë thellë e më thellë….

…Se asnjë nga piruetat e mëparshme të kërcënimit e të blerjes së kundërshtarëve s’e shpëtojnë dot, madje po e bëjnë qesharak….

…Se diversioni për të përcarë opozitën apo marifetet për të krijuar opozitën fasadë janë bërë të neveritshme dhe të papranueshme nga të gjithë…

…Se sajesat apo barcaletat në dreka me ndërkombëtarët, apo fotot me pantallona të shkurtëra dhe corape të gjata nuk e zhvendosin dot vëmëndjen e qytetarëve nga gjëmat dhe skandalet e qeverisjes së tij.

…Se tanimë të gjithë e kanë kuptuar dhe e dinë shumë mirë se sa mediokër, injorant dhe i paaftë është.

…Se të gjithë tallen kur e shohin në ekran i rrethuar nga karrike bosh sikur të ishte klloun, apo zbutësi i kafshëve me ariun Silva,  që shfaqet herë me citjane e herë me atlete shumë ngjyrëshe.

…Se madje edhe as të vetët as e besojnë dhe as e mbrojnë dot më bufonin qesharak…

…Se edhe më fanatikët s’kanë më as besim e as shpresë te ai, por vecse luten që timonieri të qëndrojë në pushtet deri në 2021 që të mund të zhvasim dicka deri në fund…. 

… Se kujton se do të shpëtojë duke luajtur si karagjoz rolet e personazheve që i njohin të gjithë tironsit ….

… Se i ka ditët e numuruara dhe e mundon dilema e fundit të tmerrshëm apo e tmerrit pa fund.

… Se as vetë nuk e di si të shpëtojë. Nga frika nuk largohet. Nga tmerri nuk qëndron dot as del dot në publik pa antiplulmb. Të gjithë i duket sikur e shtyjnë për ta rrëzuar. Të vetët i duket sikur e shantazhojnë për ta hequr qafe. I duket sikur po i vithiset jeta e tretë…që spo arrin dot ta negociojë, as me para, as me mashtrime, as me kërcënime, as me lëpirje…

Po i ndodh pikërisht ajo që meriton.. ajo që ka kërkuar… dhe mesa duket do ti ndodhë me siguri dhe do të vijë shumë shpejt herë spërdridhet si cinik, dhe herë lëpihet si langaraq…

I duket se askush s’do të mund ta shpëtojë…Prandaj duhet shmangur cdo negocim me hajdutin e babëzitur...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...