Elmaz Sherifi: Më 30 qershor u bënë votime si në Shtetin e Diktaturës së Proletariatit

Saturday, 20 July 2019 09:58

Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Procedurat e shkarkimit të presidentit pasqyrojnë më bindshëm mendësinë e Partisë Shtet

Intervistoi: Mili Xhani

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PS-së, Elmas Sherifi e cilëson sjelljen e qeverisë “Rama”, si pasqyrë e mendësisë së partisë shtet. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Sherifi shpreh keqardhjen që sot në Partinë Socialiste nuk ka asnjë reflektim për krizën politike.  “Më vjen shume keq për gjendjen ku ka rënë PS. Aty ka një “heshtje varri” kur situata politike është kritike dhe kryeministri nuk pranon se në Shqipëri ka krizë politike”,- deklaron Sherifi. Lidhur 30 qershorin, ish-deputeti i PS shprehet se Shqiptarët zhvilluan “zgjedhje, por votime si dikur në Shtetin e Diktaturës se Proletariatit”

Z. Sherifi, si ish-deputet në disa legjislatura dhe ish-ministër i PS-së, si e vlerësoni qeverisjen ocialiste në këto 6 vjet?

Qeverisja e PD në mandatin e dyte kishte krijuar mjaft pakënaqësi. Socialistet bënë koalicion me LSI dhe i fituan zgjedhjet me 2013. Të pasigurt për fitoren bënë koalicion edhe me “të gjithë qelbësirat” duke futur në listat e deputetëve njerëz me precedentë penalë, duke dëmtuar thelbësisht imazhin e pushtetit legjislativ. E ndodhur përballë presionit të opozitës miratuan ligjin e dekriminalizimit të deputetëve, maxhoranca pranojë se kishte futur në parlament  njerëz të inkriminuar, duke e zbehur edhe më shumë imazhin e përfaqësimit në Kuvend. Premtimet e mëdha dhe imazhi i dëmtuar ulën besimin. Duke ia kaluar përgjegjësitë LSI-së, në mandatin e dytë Kryetari i PS i kërkoi zgjedhësve t’ia besonin “timonin” dhe “tepsinë” vetëm atij dhe tani konstatojmë se të ardhmen kërkon ta gjejë në “fallin e filxhanit” dhe përgjegjësitë e keq qeverisjes i kërkon te opozita. Mendoj se qeverisja bazohet më shumë te propaganda e mbështetur te ERTV, ndërsa rritja ekonomik është në rënie, ashtu si edhe besimi i shqiptareve që po largohen me shumice nga Shqipëria.

Kriza politike në vend cilësohet si më e ashpra që pas asaj të vitit 1997 dhe vendi rrezikohet të mos marrë negociatat në muajin tetor. Kush mendoni se ka më shumë faj nga klasa politike që arritëm në këtë pikë?

Shqipëria sot është në krize politike, kushtetutese dhe institucionale. Opozita reale është larguar nga parlamenti dhe është sajuar një opozite e re parlamentare. Çuditërisht kjo situatë i pëlqeu maxhorancës. Mendoj se gaboi opozita që dorëzoi mandatet kur në Shqipëri nuk ka Gjykate Kushtetutese, gaboi dhe pozita që brenda 24 orëve autorizoi KQZ-në të fillonte procedurat e zëvendësimit, pa u respektuar procedura e thirrjes se çdo deputeti në Komisionin e Mandateve dhe Imuniteteve. Përgjegjësitë për situatën absurde mendoj se i kanë të dyja palët.

Procesi i 30 qershorit është një nga ngjarjet që do të mbahet mend si hera e parë që Shqipëria bëri zgjedhje vetëm për një parti, pas diktaturës dhe pa dekret të Presidentit. Mendoni se kryebashkiakët e PS kanë legjitimitet për ushtrimin e mandatit?

Zgjedhjet vendore janë komedia politike e panjohur nga asnjë teori politike. Janë një ngjarje politike sui generis. Zgjedhjet u zhvilluan duke mos respektuar dekretin e presidentit, me një opozitë të sajuar. Bindja Demokratike u regjistrua nga KQZ pa u miratuar subjekt politik dhe elektoral nga Gjykata e Tiranës. Në 40 bashki ishin vetëm kandidatët e PS. Procesi elektoral u administrua nga komisionerët e PS, dhe KQZ ishte vetëm me komisionerët e PS. Prandaj nuk pati zgjedhje, por votime si dikur ne Shtetin e Diktaturës se Proletariatit. Por atëherë procesi kryhej sipas Kushtetutës, ndërsa tani në kundërshtim me kushtetuteë dhe Kodin Zgjedhor. Nuk mund të legjitimohet një proces zgjedhor i cili zhvillohet në kundërshtim me dekretin e presidentit. Askush nuk autorizohet nga kushtetuta të gjykojë dekretin e presidentit, veç Gjykatës Kushtetutese. Këtë e pohoi edhe Palmer të cilit pozita i referohet. Por diplomati Palmer duke mos njohur kushtetutën e Shqipërisë nuk ishte i saktë kur pohoi se kush nuk do jetë dakord me rezultatin e zgjedhjeve vendore, le të ankohet në Gjykatën Kushtetutese. Ankesa duhej të behej nga subjektet që kundërshtonin dekretin e presidentit. Legjitimitetin e zgjedhjeve e cenojnë edhe shumë shkelje të rënda kushtetuese e ligjore.

Pas procesit monopartiak, PS ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Nisma vjen në kohën që kjo mazhorancë akuzohet për kapje të prokurorisë, gjykatave, opozitës parlamentare dhe gjithë pushteteve në Shqipëri. A jemi në fazën e rënies së gjithë institucioneve?

Procedurat e shkarkimit të presidentit pasqyrojnë më bindshëm mendësinë e Partisë Shtet. Shikoni si evoluan ngjarjet. Fillimisht dekretin e presidentit e konsideruan akt administrativ. Procedurat e shkarkimit filluan me pretendimin se presidenti kishte shkelur kushtetutën. Kuvendi krijoji Komisionin e Hetimit dhe ky komision i kërkon ndihmën juridike Komisionit te Venecias !? Parlament është nga më të përbuzurit në historinë e institucioneve politike të Shqipërisë, është shëndrruar në një repart ushtarak memecësh, është i inkriminuar dhe i paaftë të kryejë funksionin dhe kompetencat që i jep kushtetuta.  Deputetët udhëhiqen nga teoria e Zhan Xhak Russo për sovranitetin. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është ndërtuar sipas parimeve të Monteskje, ku asnjë pushtet nuk ka fuqi mbi pushtet e tjera, ato veprojnë sipas parimit të balancës dhe kontrollit të kushtetuteshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve nga Gjykata Kushtetutese, e cila nuk ekziston në Shqipëri. Prandaj sundon anarkia politike dhe aspak shteti i së drejtës. Procedurat e shkarkimit të presidentit do mbeten aty ku u nisën për një kohë të gjatë. Presidenti mendoj se i ka sfiduar kur ju ka kërkuar, zgjidhni krizën politike, mos u rropatni me procedura absurde, se iki vetë nëse vendosni normalitetin politik e Institucional.

Në të gjitha kriza politike edhe kur kryeministrat e PS kanë pasur probleme, brenda PS ka pasur politikanë dhe intelektualë që kanë frenuar arrogancën dhe keqqeverisje. Sot jemi në fazën kur Edi Rama akuzohet për shumëçka, por nuk ka asnjë zë serioz brenda PS që reflektoj për situatën ku ndodhet vendi. Si ka mundësi që PS, partia që dikur mburrej për vlerat e saj në demokracinë e brendshme sot miraton pa zë të gjitha shkeljet ligjore?

Më vjen shume keq për gjendjen ku ka rënë PS. Aty ka një “heshtje varri” kur situata politike është kritike dhe kryeministri nuk pranon se në Shqipëri ka krizë politike. Në institucionet partiake komunikohet vullneti i kryetarit dhe mungon diversiteti i mendimeve. Përgjegjësitë politike partiake për situatën anarkike bien mbi institucionet partiake që Statuti i Partisë i ngarkon me kontrollin politik të drejtuesve kryesor. Shqetësuese është edhe niveli i ulët politik dhe mendësia e Partisë Shtet, që priret të zëvendësoj parimet kushtetutese.

Raportet vjetore të Departamentit Amerikan të Shtetit, si ai për Luftën Kundër Drogës dhe për lirinë e mediave në Shqipëri, japin fakte të forta që flasin për një qeverisje me probleme. Raportet vënë në dukje se Shqipëria është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të drogës dhe korrupsioni nuk luftohet në nivelet e larta dhe se qeveria ka bërë hapa pas në lirinë e mediave. Por nëse në raporte e SHBA dhe BE kritikohet qeveria “Rama”, deklaratat e Ambasadave janë zakonisht në mbështetje të saj. Si e shpjegoni këtë paradoks të ndërkombëtarëve me qeverinë “Rama”?

SHBA kur qeveriste Obama deklaruan nëpërmjet  Sekretarit të Departamentit të Shtetit, se në Shqipëri janë të inkriminuar të gjitha pushtet e shtetit. Tani Shqipëria është vendi më i inkriminuar ne Ballkan.

Kriza politike për shumë palë duket se ka hyrë në rrugë pa krye. Sipas jush, cila do të ishte një nga zgjidhjet për normalizimin e situatës?

Kriza zgjidhet vetëm me mjete politike.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...