Kryemadhi: Këmbët e ngrehinës së “Rilindjes” janë mashtrimi, korrupsioni, premtimet e pambajtura dhe fasada mediatike

Hënë, 22 July 2019 21:35

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndaluar këtë të hënë me strukturat e LSI në Elbasan. Në fjalën para mbështetësve të LSI, Kryemadhi analizoi aktivitetin e qeverisë Rama në këto 6 vite. Teksa tha se ajo nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra në 2013, kryetarja e LSI u shpreh se kjo qeveri po mbahet në 4 shtylla, mashtrimin, korrupsionin, premtimet e pambajtura dhe fasadën mediatike.

Pjesë nga fjala e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:

“Katër këmëbët e kësaj qeverië janë mashtrimi, korrupsioni, premtimet e pambajtura dhe fasada mediatike. Mashtruan fermerët për uljen e çmimit të karburantit. Mashtruan studentët për tarifat vjetore. Mashtruan shqiptarët me mjekësinë falas, sot vendi ka mjekësinë më të shtrenjtë në rajon. Minatorët dhe naftëtarët u mashtruan me statusin e tyre të pazbatueshëm. U zotuan për taksa të ulëta, sot Shqiperia ka taksat më të larta në rajon, pa llogaritur taksën e korrupsionit. Premtuan konkurrencë të ndershme e kthyen ekonominë e vendit në pronë të pesë vetave. Premtuan uljen e çmimit të energjisë elektrike, kemi çmimin më të lartë në rajon. Premtuan treg të konkurrencës së lirë ku fiton më i miri, sot kemi tendera sekretë dhe prokurime të drejtpeëdrejta. Premtuan subvencione në bujqësi por paguajnë interesa tek oligarkët e PPP-ve. Premtuan hapjen e 300 mijë vendeve të punës, por larguan 500 mijë shqiptarë nga vendi. Farsa 30 qershorit ndodhi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Seanca e fundit e kësaj legjislature u mbyll me turp. Deputetët kartona miratuan thellimin e krizës.
Para mbështetësve të partisë që drejton, kryemadhi theksoi prioritet i LSI mbetet arsyeja për të cilën ajo u themelua integrimi i vendit, por theksoi se synimi do të jetë çmontimi i 4 këmbëve të ngrehinës politike të Edi Ramës duke vënë të parat interesin e shqiptarëve, konkurrencën e lirë dhe të ndershme, integrimin europian dhe një drejtësi të pavarur nga politika dhe oligarkët.

Detyrë parësore e LSI çmontimi i këmbëve të kësaj ngrehine. LSI parti e angazhimeve të mbajtura. LSI ka të parët interesin e shqiptarëve, konkurrencën e lirë dhe të ndershme, integrimin evropian dhe një drejtësi të pakapur nga politika dhe klientët e saj oligarkë. LSI e angazhuar tërësisht që çdo shqiptar ta ndjejë Shqipërine si shtëpinë e tij”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...