Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Hënë, 22 July 2019 22:38

Ish-deputeti i Partisë Demokratike përmes një postimi në Facebook ka reagur në lidhje me lajmin se tarifat e studentëve për vitin akademik 2019-2020 Bachelor do të jenë po aq sa ishin para protestave jo të përgjysmuara.

Sipas Boçit kjo ishte një goditje fatale për ëndrrat e studentëve nga Rama

“Rama i urren studentët, sepse ata tronditën themelet e regjimit të tij të votës së vjedhur në bashkëpunim me krimin, të ekonomisë së vjedhur në mënyrë kriminale, të së ardhmes së vjedhur hajdutërisht.
Ai e urren universitetin, urren kërkimin shkencor, urren dijen, si njeriu i palarë që urren ujin.” -shkruan Boçi.

Postimi i plotë:

KRYEMINISTRI QË URREN STUDENTËT
Pas rritjes së mesatares që detyron të rinjtë shqiptarë t’i drejtohen eksodit akademik drejt vendeve të rajonit e drejt Evropës, vjen një tjetër goditje fatale për ëndrrat e tyre nga Rama.
Tarifat e Bachelorit, të cilat miratohen nga qeveria, nuk kanë konsideruar kërkesat e tyre protestuese.
Ato sërish janë të plota dhe penalizuese për familjet e studentëve.
Përgjysmimi ishte një dhelpëri momentale e monumentale, për të zbutur zemërimin që mori përpara qeverinë Rama.
Pakti për Universitetin ishte thjesht një Pakt për Mashtrimin e rradhës.
Edhe Karta e studentit ishte mashtrim, edhe tarifat, edhe kushtet e konvikteve e gjithçka.
Rama nuk mund të quhet Kryeministër më, për mijëra arsye, për mijëra grabitje, për mijëra mashtrime.
Në thelb Rama i urren studentët, sepse ata tronditën themelet e regjimit të tij të votës së vjedhur në bashkëpunim me krimin, të ekonomisë së vjedhur në mënyrë kriminale, të së ardhmes së vjedhur hajdutërisht.
Ai e urren universitetin, urren kërkimin shkencor, urren dijen, si njeriu i palarë që urren ujin.
E vetmja zgjidhje është protesta!!!!
Por tani jo vetëm e studentëve.
Duhet të jetë e tyre, e pedagogëve, kërkuesve shkencorë e qytetarëve solidarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...