Ish-ministri: Teatri karrem, plani që po zbatohet qetësisht

Saturday, 27 July 2019 10:18

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e shikon çështjen e Teatrit të rindezur në skenën publike si një karrem për shmangur vëmendjen nga krimi zgjedhor dhe puçi që po ekzekutojnë me pushtetin lokal.

Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se po zbatohet qetësisht zaptimi i bashkive duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka në plan për të shkrirë opozitën, por nga ana tjetër se nuk i bën derman më as Sorosi dhe as Erdogani.

POSTIMI I MANJANIT
Kam idenë se kjo çështja e Teatrit u risoll në vëmendje për të zbatuar “qetësisht” bashkitë e marra në tavolinë, pra pa zgjedhje.
Deri sa të përfundojë zaptimi i bashkisë së fundit ky do jetë avazi.
Ndërkohë të mos harrojmë zhgënjimin spektakolar që na dhanë gjykatës që legalizojnë pushtetin e vjedhur!

 

Të mos harrojmë gjithashtu se megjithëse monopartiake, këto ishin votimet e para në histori që nuk kanë ende një rezultat zgjedhor.
Po marrin pushtet jo vetëm pa vota, por edhe pa rezultat zgjedhor. Herën tjetër, po vazhdoi kështu s’do ketë më as votime, por thjesht sondazhe…
Teatri pra është karremi publik që u hodh për të shmangur vëmendjen nga krimi zgjedhor dhe puçi që po ekzekutojnë me pushtetin lokal.
Plani i Tij është shkrirja e opozitës, jo qeverisja e drejtë e vendit.
Kështu mendon Ai se do ta shkrijë opozitën, por a do arrijë?!
Jam i bindur që është I MBARUAR. Nuk i bën më derman as Sorosi e as Erdogani.
Kurdo të jenë ato zgjedhje do ta shohë vetë katrahurën! Sa më vonë, aq më keq për Të!

Manjani Fb
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...