“Mjaftistët dhe të babëziturit e molën 99% PS-në”, Malaj bën lëvizjen politike

Saturday, 27 July 2019 17:59

Ish-ministri i Financave Arben Malaj refuzon të heqë dorë nga Partia Socialiste, ndonëse një grup prej 28 deputetësh të këtij grupimi politik, i kanë dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, kërkesën për shkarkimin e tij nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë.

Në një postim tijin në rrjetet sociale, Malaj njofton se ka aplikuar “online” për të marrë sërish teserën e PS, nga e cila vendosi të largohej në vitin 2013, “kur vinte era dhe pushteti të dehte, dhe të babëziturit luftonin për pjesën e tyre të madhe në tepsinë e socialistëve”.

Megjithatë, kjo kërkesë nuk i është pranuar ende dhe Malaj thekson se të drejtën e tij “universale dhe kushtetuese”, që të rianëtarësohet vullnerarisht në PS, nuk e cënon dot asnjë. “Në 2019-ën vendosa të kthehem në PS si një kontribut mirënjohës ndaj vendit tim dhe ndaj njerëzve të saj të mrekullueshëm.”- shkruan Malaj.

Më tej, ish-eksponenti i PS-së shkruan se “mjaftistët parafabrikatë”, duke nënkuptuar prurjet në radhët e socialistëve dhe veçanërisht kryebashkiakun Erion Veliaj, “do ta braktisin PS sapo të dalin në opozitë”, duke shtuar se ai kërkon të jetë në atë moment brenda partisë “me integritetin e pa cënuar, me profesionalizimin e thelluar dhe me dashurinë e shtuar.”

Reagimi i plotë

Kur të tjerët do ta fillojnë ta braktisin sapo PS të dalë në opozitë, vendosa të kthehem në PS, me integritetin e pa cënuar, me profesionalizimin e thelluar dhe me dashurinë e shtuar. Nga mençuria dhe krenaria labe janë inspiruar përherë në vendimarrjet e mia.

Në 1991, ata që e molën Partinë e Punës e braktisën të parët dhe uk kthyen po të parët për të t’i thitur deri në pikën e fundit, në pikën ku nga gjinjtë e nënave del më shumë gjak se qumësht. Nënave u shkon dhimbje në zemër dhe prapë durojnë.

Në 1991 unë ju bashkova socialistëve vlonjatë për modernizimin e PS. Isha me shumë fat që bashkëpunova si nënkryetar i PS Vlorë me qindra socialistë të ditur, fisnik, trima dhe krenar. Dy më të spikaturit Gëzimin dhe Nikon. Ulem agresivitetin partiak në Vlorë, e hapën partinë për të gjithë duke spikatur dhe promovuar më të mirët. E drejtuan PS në vitet e “cmendura” të viteve më të vështira të tranzicionit.

Gëzimi, Niko dhe Theodhoriu nuk fituan mundësi për deputet.

PS ka shumë detyrim ndaj tyre dhe personaliteteve të tillë në degët e saj.

Gëzimi, Niko, Theodhoriu dhe disa kolegë të spikatur janë në moshë aktive dhe produktive shumë të dobishme për vendin se “mjaftistët parafabrikatë”, sepse ata janë të ditur dhe gëzojnë kredibilitet publik maksimal.

Në 2013-ën kur vinte era dhe pushteti të dehte, dhe të babëziturit luftonin për pjesën e tyre të madhe në tepsinë e socialistëve, u vetëlargova nga PS.

Për 8 vite luftova kundër arrogancës dhe babëzisë që e kërcënonte rëndë gjithë pasurinë dhe trashëgiminë shpirtërore të qindra mijë socialistëve dhe mbështetësve të saj.

Mjaftistët dhe të babëziturt duket se e molën 99% PS-në.

Në 2019-ën vendosa të kthehem në PS si një kontribut mirënjohës ndaj vendit tim dhe ndaj njerëzve të saj të mrekullueshëm.

Kam aplikuar online, por pranimi në PS nuk qenka siç thotë Rama.

Në mirënjohje të socialistëve aplikova online edhe në 2013-ën, paszgjedhjeve, por e bllokuan.

Të drejtën time universale dhe kushtetuese, që të anëtarësohem vullnerarisht në PS nuk e cënon dot asnjë.

Mirënjohje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...