Xhelal Mziu: Vendimi i Gjykatës së Tiranës, noterizim  i paligjshmërisë nga një gjyqtare e paracaktuar

E mërkurë, 31 July 2019 16:14

Drejtësia është vënë në tutelën e Rilindjes, është bërë palë me krimin që e mban në këmbë këtë pushtet dhe ka legjitimuar të paligjshme në procesin farsë të votimeve të 30 qershorit, duke na kthyer pas në diktaturë.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës duke mos pranuar padinë e një kryebashkiaku në detyrë, të vetmit të ligjshëm deri sa të ketë zgjedhje, ishte noterizim i skandalit të deritanishëm të maskaradës zgjedhore nga KZAZ, KQZ deri në Kolegjin Zgjedhor, në votimet moniste të 30 qershorit, në të cilat u shkel çdo lloj standardi.
Gjyqtarja sot mbylli sytë qëllimshëm, ose zbatoi urdhrat nga lart, para një maskarade ku dhe juristi më i thjeshtë do të reflektonte dhe nuk do mund të çertifikonte dhe hapte rrugë një procesi antikushtetues, aq më tepër për të mos pranuar një padi. Ky ndodh vetëm me një drejtësi të kapur dhe në shërbim, pasi pranimi i padisë duhet të ndodh edhe për çdo qytetar që shkon në dyert e drejtësisë.
Gjyqtarja kamikazë, e paracaktuar, sepse ajo u zgjodh manualisht dhe jo nga shorti elektronik, rrëzoi padinë e kryebashkikut të Kamzës për zgjedhjet e 30 qershorit, pa asnjë argument bindës. Ajo nuk zbatoi ligjin, por urdhërat që i kanë dhënë.
Qytetarët e Kamzës nuk do të pranojnë që të drejtohen nga një i zgjedhur me 9 %. Bashkia dhe kryebashkiaku do të vazhdojë punën deri kur në këtë vend të ketë zgjedhje legjitime, të dekretuara nga Presidenti i Republikës, të ketë garë, të jenë të lira dhe të ndershme si dhe të pranohen nga faktori ndërkombëtar si arbitri i vetëm për standardet e plotësuara.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...